Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bari Balla është 51-vjeçari shqiptar që humbi jetën më 20 prill Silema, Maltë, pasi çatia e shtëpisë ku po punonte u shemb.

Viktima, babai i 6 fëmijëve me origjinë nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë.

Komuniteti shqiptar në Maltë ka hapur një llogari për mbledhje fondesh për të mbështetur familjen e 51-vjeçarit teksa po përballen me tragjedinë. Familja kërkon që banesa e fundit e Bari Ballës të jetë në Shqipëri.

Aksidenti në punë

Bari Balla, babai i 6 fëmijëve, humbi jetën në mënyre tragjike të shtunën më 20 Prill duke punuar në ndërtim. Ai vdiq pasi çatia e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius, Sliema, u shemb.

Në momentin e aksidentit Balla ishte me një 31-vjeçar, i cili mori vetëm disa lëndime të lehta. Ndërsa trupi i 51-vjeçarit u gjet i vdekur rreth një orë më vonë, pas një operacioni të furishëm shpëtimi.

Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe po kryheshin pa lejet e nevojshme.

Të fundit

I burgosuri shqiptar në Britani del në TikTok: Më transferoni në Shqipëri

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon...

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto....

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me...

Conte frenon entuziazmin tek Napoli: “Dy tituj radhazi? Të qëndrojmë me këmbë në tokë”

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka zgjedhur tonin e matur pas suksesit të fundit, duke ftohur menjëherë entuziazmin për një tjetër titull të shpejtë. Të...

Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në...

Lajme të tjera

Web TV