Meta nuk ndalet: Dumani dhe ndërkombëtarët janë të kapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta prej një jave ka nisur tre beteja njëkohësisht: së pari në sulm të hapur ndaj Prokurorisë Speciale SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani; sulm ndaj ndërkombëtarëve (kryesisht abasadorëve në vend) dhe betejën brenda partisë për ta “spastruar nga bashkëshortja dhe mbështetësit e saj”.

Në këtë vazhdë, ish-presidenti Meta po përdor fjalor të ashpër dhe kërcënon se nuk i druhet as ndonjë arrestimi të mundshëm. Ndaj tij janë aktualisht të hapura tre dosje penale. Ndërkombëtarët ishin të parët që kanë reaguar ndaj fjalorit dhe sulmit që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përdori ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Ata kërkuan që të ndalin sulmin ndaj kreut të institucioneve të drejtësisë madje dhe vet sistemit. Por dje Ilir Meta, përveçse se ka sulmuar sërish Altin Dumanin, kreun e SPAK, ka komnetuar edhe faktorin ndërkombëtar të akredituar në Shqipëri.

I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtarët, Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë “të kapur” siç i quan ai.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai.

Sulmet ndaj Dumanit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror “që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria”. “Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër”, është shprehur Meta.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së martë, 6 maj 2025

 

Konventa e 27 prillit

Kreu i Liristëve foli edhe për konventën e 27 Prillit, ku deklaroi se ka një program ambicioz me 5 shtylla kryesore të cilin do ta përqafojnë shqiptarët. Partia e Lirisë po i nënshtrohet edhe ristrukturimit të partisë. Anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Myrvete Asqeri ka shpallur kandidaturën e saj për postin e zv.presidentes. Silvia Caka njoftoi kandidaturën e Myrvete Asqerisë në një dalje për mediat, ndërkohë që për këtë post kandidon edhe Erisa Xhixho, një nga të besuarat e Ilir Metës. “Asqeri ka mbaruar arsimin e lartë për “Kontabilitet – Financë” dhe për një kohë të gjatë ka dhënë konsulencë në strategji biznesi, risk financiar, risk kredie, produkte financiare, akes në financë, trajnim dhe mentorim, operacione huadhënie, menaxhuese dhe motivuese e një numri të madh burimesh njerëzore në banka të nivelit të dytë. Aktualisht, ajo mban pozicione të larta në sistemin bankar, pranë të cilit është atashuar që prej vitit 2021”, tha Silvia Caka. Partia e Lirisë do të mbajë të shtunën e 27 prillit. Në PL s’do ketë më kryetar, por President. Kandidati i vetëm për President është Ilir Meta, ndërsa Tedi Blushi është propozuar Sekretar i Përgjithshëm.

 

 

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Lajme të tjera

Web TV