Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak të asaj se sa shumë ndjeu se e humbi identitetin e saj në atë kohë, ajo as nuk e mendon të njihet me dikë të njohur.

“Sepse nuk dua të njihem thjesht si e dashura e dikujt. E di që jam shumë më tepër se kaq”, tha Fox, 34 vjeçe. “Dhe ndihem sikur kjo u ndodh shumë grave në këtë industri. Ato janë po aq të mira sa partneri i tyre ose mund të bëjnë një karrierë të tërë duke qenë partnere të një djali”.

Fox, e cila po lançon një shfaqje të re me arkitektin e famshëm të stilit Law Roach të titulluar “OMG Fashun” në E!, tha se ajo duhet të bëjë një emër për veten. “Unë e kam vendosur veten dhe dua të vazhdoj të vendos veten primare”.

Julia duket se ka ndryshuar mendimin e saj në lidhje me West, pasi ajo tha për “Entertainment Tonight” dy muaj pasi u ndanë se takimi me të ishte “gjëja më e mirë që mund t’i kishte ndodhur”. “Ai solli një shkëndijë përsëri në jetën time që e kisha harruar disi”, tha ajo.

Fox u takua me themeluesin e Yeezy, 46 vjeç, për rreth gjashtë javë në 2021 dhe në 2022 mes divorcit të tij të diskutueshëm nga ish-gruaja Kim Kardashian./E.Ç

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV