PROGRESI I BUJQËSISË KËRKON REFLEKTIM TË THELLË

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Prof.as.Dr. Justina Boriçi

Në ditën botërore të tokës, 22 prill, “Të dëgjojmë zërin e Tokës”(Earth Day), është  megafoni ideal, që merr jetë në ditën zyrtare të fushatës dhe u bën apel qytetarëve 54 vjet pas Ditës së parë botërore të Tokës, 22 prill, 1970. Cdo vit shkruhet për këtë ditë, mbi historikun e saj dhe më pas harrohet. Nuk kujtohet më kush për të, për këtë “nënë” të madhe, që, së bashku me “babain” e mrekullueshëm, Ujë, i japin jetë njerëzimit.

Toka, si burim natyror nga më të lashtët, më të domosdoshmit dhe më të pazëvendësueshmit, është e lidhur ngushtë me bujqësinë sa duken gati si sinonime.

Toka dhe Uji janë pasuri themelore, unikale të pazëvëndësueshme të Shqipërisë, të cilët kërkojnë një menaxhim të qëndrueshëm. Ata janë themeli i zvillimit të ekonomisë së vendit dhe nuk janë pronë e një , dy apo tre brezave. Ata janë trashëgimi natyrore, që na kanë lënë brezat e shkuar që t’i shfrytëzojmë, por që nuk kemi asnjë të drejtë t’i varfërojmë, t’i ndotim, t’i shpërdorojmë dhe t’i shkatërrojmë. Detyra e jonë është t’i pasurojmë, pastrojmë, t’i ruajmë dhe begatojmë.

Sektori bujqësor sot në Shqipëri shënon tregues tepër modest krahasuar me potencialet e larta, që ofron klima e Shqipërisë. Bujqësia Shqiptare është në një fazë degradimi, së pari si rezultat i shkatërrimit të tokës.

Degradimi dhe shkretërizimi i tokës vijnë si rezultat i faktorëve natyrorë dhe atyre njerëzorë. Natyrisht, kushtet klimatike janë shpesh përcaktuese në stimulimin e këtij fenomeni. Thatësirat e tejzgjatura apo rreshjet e dendura, pjerrësitë e mëdha të shpateve dhe mungesa e mbulesës bimore në to, kanë bërë që mjaft sipërfaqe të humbasin vetitë dhe karakteristikat thelbësore të tokës. Por, po aq e rëndësishme dhe në disa raste, vendimtare në favorizimin e këtyre proçeseve negative, është veprimtaria e njeriut. Në përgjithësi, ndërgjegjësimi i shoqërisë për çështjet ambientale, mbetet kryesisht vetëm një ritual ceremonial dhe festiv.

Shkatërrimi i tokës, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë vende të tjera të botës, konsiderohet si fatkeqësi kombëtare. Ky është një alarm i madh për njerëzimin.

Me gjithë përpjekjet për kapërcimin e të ashtuqyajturit tranzicion, është domosdoshmëri për një reflektim shumë të thellë, sepse sot, ky sektor jetik i ekonomisë, është në krizë dhe anarki.

Ndryshimet e thella sociale na gjetën të papërgatitur për tu përballur me një sërë problemesh, që lindën së pari në drejtim të pronësisë, që çuan në coptimin e tokës bujqësore nga e cila kanë dalë një sërë çështjesh, që kërkojnë zgjidhje.

Së pari ekonmia e vogël e fermës shqiptare është faktor pengues i progresit të shpejtë në bujqësi. Me ekonomi të tilla, të vogla është e pamundur të ketë një bujqësi intensive, prej së cilës të kemi prodhime të cilësisë së lartë që të mund të konkurojmë në tregjet ndërkombëtare. Pa ekonomi të mëdha bujqësia shqiptare do të mbetet gjithmonë në nivele të prapambetura.

Plotësimi i kuadrit ligjor është një tjetër aspekt i rëndësishëm, që t’i përgjigjet kërkesave të tokës për zgjidhjen e kontradiktave, që u çfaqën nga krijimi i ngastrave të vogla dhe mundësive të përdorimit të teknologjive moderne për tokën.

Por, për këtë sektor jetik të ekonomisë shqiptare, mungon një strategji afatgjatë, që të mund të përcaktojë prioritetet e investimeve duke iu larguar skemave të vjetra dhe pa leverdi.

Meqenëse për zhvillimin e bujqësisë problemet e kullimit dhe ujitjes janë përcaktues, zgjidhja e tyre lidhet ngushtë me mënyrën e shtrimit të problemit në aspektin studimor dhe pastaj atë aplikativ.

Me shumë rëndësi është të kihet parasysh strategjia afatgjatë e bujqësisë për kullimin, e cila duhet të përcaktojë skemën e sistemimit të fushës për zonat me rreshje të ndyshme. ose përmirësimin e mënyrave të kullimit të ngastrës nëpërmjet përcaktimit të elementëve të tillë, si koefiçienti i rrjedhjes, përcaktimi i koefiçientit të përshkueshmërisë së tokës etj., tregues, që merren nëpërmjet studimeve, të cilët i paraprijnë aplikimeve.

Lexo edhe :  Diplomacia europiane me armët e amerikanëve!

Po me kaq rëndësi është edhe përcaktimi i nevojave për ujë dhe përdorimi me nikoqirllëk i rezervave të ujit të disponushëm, pa të cilat nuk mund të zbatohet një ujitje e saktë.  Racionalizimi i ujitjes vlen për të evituar anomalitë në ato pjesë të vendit, që kanë mungesë uji. Kjo mund të arrihet nëpërmjet zbatimit të parametrit “evapotranspirim”. Ky parametër e bën ujitjen objektive dhe jo subjektive, lejon nxjerrjen e rezultateve optimale edhe gjatë viteve me klimë të ndryshme, duke dhënë mundësi që të përdoren rezultatet e kërkimeve të bëra në zona, që janë krejt të ndryshme nga ato ku janë bërë kërkimet dhe lejon gjithashtu të përcaktohen humbjet e ujit në ngastër dhe përmirësimin e mënyrës së ujitjes. Të gjitha këto lejojnë për aplikimin e ujitjeve bashkëkohore si ajo me shihedhje, me pika apo nëntokësore nëpërmjet sistemeve të kullimit, duke evituar humbjet e ujit me kanale të gjatë dhe pa leverdi për tu rehabilituar.

E kemi përmendur disa herë se ndihma e dhënë nga Banka Botërore me fondet e saj ka qenë e madhe dhe vlen të përshendetet. Por, për fat të keq këto fonde në fushën e bujqësisë janë dhënë për projektin “Rehabilitimi i Veprave Ujitëse dhe Kulluese”. Projekti i rehabilitimit duhej të trajtohej mbi bazën e një studimi, mbasi jo i gjithë sistemi kullues e ujitës duhej të rehabilitohej. Nëse në fazën e parë të tij nuk u morën parasysh sygjerimet dhe idetë e specialistëve të mirfilltë të kësaj fushe, për fat të keq edhe në fazën e dytë u vazhdua me të njëjtën metodë. U harxhuan fonde, të cilat nuk zgjidhën asgjë në fushën, që u investua. Së pari ky projekt duhej të mbështetej totalisht mbi studime, që t’i paraprinin fazës aplikative të zbatimit të projektit.

 

Mbyllja e Institutive Kërkimore për Tokën(Instititi I Tokave) dhe Ujin(Instituti I Veprave Kulluese dhe Ujitese, ISPVKU), ka sjellë një sërë problemesh në lidhje me kullimin dhe ujitjen në bujqësi. Teknika e përmirësimit të rregjimit ujor të tokës përbën një nga degët më të rëndësishme e të vështira të shkencave bujqësore, pasi ajo merret me një objekt tepër të ndërlikuar, sa teknik aq edhe ekonomik dhe social. Në këtë fushë, deri në vitin 1990, në sajë të një pune shumëvjeçare të një grupi shkencëtarësh të talentuar u arritën rezultate të  lavdërueshme në disa drejtime bazë të teknologjisë së tokës si në sistemim, kullim, ujitje. Tokat tona, atje ku trajtoheshin sipas kushteve teknike, konkuronin me sukses prodhimtarinë e tyre në kultura të ndryshme bujqësore. Do të ishte jo e drejtë, si t’i anashkalonim, ashtu edhe t’i mbivlerësonim këto arritje.

Sot këto dy elementë, si kullimi dhe ujitja i janë lënë rastësisë dhe vetëm në raste përmbytjesh apo thatësirave të tejzgjatura kujtohen për t’i përmendur. Ndaj është emergjente të merren në konsideratë mendimet e specialistëve përkatës për të dalë nga kjo situatë, ku ndodhet sot toka bujqësore .

Rezultatet e studimeve të kryera në fushën e kullimit dhe ujitjes janë imperative për tu përfshirë në projekte, të cilët mendohet se do të shërbejnë në zgjidhjen e këtij problemi madhor për vendin tonë, siç është sistemi kullim – ujitje, si dy pjesë themelore të funksionimit të Tokës.

Të fundit

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Kristof Valtc, aktori që u bë simboli i ushtarakëve nazist të inteligjencës

Nga Leonard Veizi Hans Landa nuk është thjesht një personazh; ai është një maskë e sofistikuar e pushtetit që flet në shumë gjuhë, buzëqesh me...

Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që...

Norvegjia ndalon pijet energjike për fëmijët, shpërthen debati kombëtar

Qeveria norvegjeze ka bërë të ditur se vendi nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën moshën 16-vjeç, duke...

Lajme të tjera

Web TV