Donaldi për përplasjen e Romeos me Arbër Hajdarin: Opinione të tilla nuk duhet të lejohe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romeo Veshaj, gjatë prime-t të mbrëmshëm është përfshirë në disa debate, sidomos me opinionistin Arbër Hajdari, i cili i rikujtoi se banori është sjellë “si rrugaç” dhe se “është i vogël që t’i vendosë kushte atij”, duke vijuar se “është i vogël edhe në mendime karshi tij”.

Debatet “hidh e prit” nisën sepse Romeo nuk qëndroi të shijonte suitën që “BBVA 3” u kishte bërë dhuratë Heidit dhe Romeos, por doli për të pirë një cigare, proces ky që zgjati goxha.

Nisur nga gjithë diskutimet e nxehta, Donaldi bëri një reagim në Instagram, ku shkroi: “Durim shpirti se nuk je as i vogël, as rrugaç. Vendosja e “si” përpara nuk besoj se i jep të drejtën Romeos t’u thotë të tjerëve “si idiot”, apo “si debil”, ose si…”.

Më tej, vijoi:

“Romeo është një djalë që ka se çfarë humbet në atë program dhe opinione të tilla apo që ngelen në memorie nuk duhen lejuar. Të paktën, për një djalë që nuk ka ofenduar asnjë. Nuk merret parasysh as presioni, as mungesa e informacionit, por flitet në kushte të barabata. Po më pëlqen shumë sot. E kam thënë: “Brumi i byrekut është ky djalë”, përfundoi Donaldi./E.Ç

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV