VIDEO/ Meta lajmëron ndryshimin e ngjyrave të logos së Partisë së Lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas Konventës, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lajmëruar ndryshimin e ngjyrave të logos së partisë. Teksa ka ndarë një video me ish-zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri, meta lajmëron edhe vendosjen e ngjyrës së gjelbër në logon e Partisë së Lirisë.

Sipas Metës, kjo ngjyrë simbolizon pranverën dhe rigjenerimin, ndërsa përmes Konventës synohet Rithemelimi i partisë.

“Kënaqësi e veçantë që pas Konventës së djeshme historike të Partisë së Lirisë, që do ta rivitalizojë atë në mënyrë të jashtëzakonshme, të shijojmë bashkë me znj. Edita Tahiri, gjelbërimin dhe lulet, në një ambient fantastik dhe madhështor për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit, në Priskë të Tiranës.

Me këtë rast shpreh kënaqësinë që ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe rigjenerimit, nga dje e kemi pjesë të logos së Partisë të Lirisë! Ju urojmë një të diel të paqtë dhe të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj”, shkruan Ilir Meta.

Ilir Meta mblodhi dje, 27 prill, Konventën Kombëtare për 6 orë me qëllim spastrimin e partisë nga ata që i quan ‘tradhtarë’ dhe shkëputje nga nepotizmi! Kryemadhi u tërhoq nga beteja politike me Ilir Metën ndërsa ai sulmoi ndërkombëtarët dhe Bashën. Presidenti i PL u vu re që nuk sulmoi SPAK, ndryshe nga herët e tjera./e.t

 

Të fundit

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare...

Nuk ka surpriza në “Old Trafford”, Arsenali mposht minimalisht Manchester United

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit mbetet e ethshme deri në javën e fundit. “Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë...

Akuza për korrupsion, sot gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez

Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili akuzohet se ka përdorur...

3 biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë

Komunikimi i rregullt dhe i hapur rreth nevojave, dëshirave, preferencave apo kufijve seksualë është çelësi për të një marrëdhënie të shëndetshme dhe të plotësuar....

Tirana binjakëzohet me Venecian/ Veliaj: Fillojmë një histori të re bashkëpunimi

Kjo e diel ka shënuar një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Venecias. Në një ceremoni të veçantë u bë binjakëzimi mes...

Lajme të tjera

Web TV