Britney Spears fyen publikisht motrën e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears ende nuk i ka dhënë fund hatërmbetjeve me motrën e saj Jamie Lynn Spears. Në një video që tashmë është fshirë nga Instagram-i, këngëtarja ka xhiruar veten në timon me asistenten e saj dhe disa persona të tjerë teksa ngjiten në mal dhe fyen motrën e saj duke e quajtur “k*rvë të vogël”.

“Motra ime u bë pjesë e një reality show televiziv dhe atje i thanë shumë budallallëqe. Ajo bëri dhe banjë në xhungël. U tha atyre, më bëni banjë se më mungojnë fëmijët. “K*rvë e vogël”, tha ndër të tjera Spears teksa përdorte ironi për ta shpjeguar situatën.

Video u fshi nga vetë këngëtarja pak minuta pasi u postua, por në internet nuk humbet asgjë.

Jamie ka qenë në show-n në fjalë “I’m a celebrity… Get me out of here” në nëntor të 2023-shit dhe pasi qau dhe u prek prej mallit për fëmijët, bashkëjetuesit e saj i ofruan një banjë të ngrohtë në mes të xhunglës. Videoja u bë virale dhe tani Spears e përdori.

Motra e saj u largua nga formati 10 ditë pasi nisën xhirimet, për arsye shëndetësore. Por mediat zbuluan se në të vërtetë ajo nuk pranoi të fliste për raportin me Britney, ndaj edhe u largua./E.Ç

Të fundit

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me...

Jorida Tabaku jep alarmin: Shqiptarët po humbasin…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në platformën “Facebook”, shprehet e indinjuar duke thënë se as turizmi...

Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Çmimi i arit ka prekur një nivel tepër të lartë historik, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes një pasigurie ekonomike...

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të bëj të njëjtën gjë. Naoise Dolan* Qindra...

1 në 5 familje shqiptare merr borxh për të jetuar

Një në pesë familje shqiptare merr borxh për të jetuar. Një pjesë te të afërmit e të tjerët në banka apo institucionet e mikrokredisë....

Lajme të tjera

Web TV