Grida Duma: Vajzat dhe gratë të krijojnë stil të vetin, është gjurmë personaliteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-politikania dhe moderatorja Grida Duma e cila pyetet shpesh në lidhje me veshjet dhe stilin e saj, asnjëherë nuk nguron të flasë mbi këtë pjesë të saj, të cilën e karakterizon dhe “flet” shumë për të.

Duma përmes një postimi në instagram i është përgjigjur pyetjeve të disa ndjekëseve të cilat ja kishin drejtuar përmes një pyetësori, që stafi i moderatores kishte organizuar. Grida e vendos theksin si gjithmonë në atë që moda nuk tregon asgjë për një vajzë ose grua, pasi përveçse kërkon kosto materiale, nuk tregon asgjë për personalitetin e dikujt, ndryshe siç mund të ndodh me krijimin e një stili personal.

“Është ditë që ja vlen të flasësh drejtpërdrejtë kur nuk është shansi që të ketë diell. Unë nuk e shpenzoj kurrë ndonjë minutë që mund të dal në diell, brenda, sepse kam një raport të domosdoshëm me energjinë e diellit. E ndiej që në rast se nuk e absorboj atë ndiej nervozizëm. Kështu është e gjithë jeta kemi nevojë për shtysa gjithandej dhe nuk arrijmë dot të jemi si shumë delirantë që pretendojmë të gjejmë ushqim tek vetja. Ne e gjejmë ushqimin te puna jonë, te krijimi, te njerëzit që duam dhe që mendojmë se na e kthejnë ashtu siç ja kemi dhënë, sepse dhe këtu mund të jemi të keqkuptuar.

Nuk e di sa shumë nga ju e pëlqejnë këtë stilin gjysmë sportiv sa herë që nuk duhet të zgjohen e të shkojnë menjëherë në atmosferë zyre, unë e shijoj shumë. E them këtë sepse në pyetjet që më vijnë lidhen më shumë me stilin dhe veshjen. Njerëzit mendojnë se këto janë gjëra të lehta, por jo, këto janë gjëra të vështira për t’u krijuar. Moda është një gjë dhe stili është një gjë. Të jesh njeri që ndjek modën mund të jetë e vështirë ekonomikisht, por jo konceptualisht. Të ndjekësh modën, mund ta ndjekësh nëse ke mundësi ekonomike dhe të shpenzosh pafund. Nëse ka një gjë që nuk shpenzoj pafund janë veshjet, sepse është deri diku shpenzim i tepruar. Sidomos në trendët që kanë nisur në Shqipëri. Kjo do të thotë se duhet të prodhosh një stil tëndin, që nuk është ai i modës, por është ai i yti. Unë balancoj shumë midis asaj që blej dhe asaj që rregulloj. Asnjëherë nuk është ajo gjëja që shoh në vitrinë, e veshur tek unë. Kam dëshirë të madhe të shtyj sa më tepër vajzat dhe gratë të krijojnë një stil të vetin sepse është një gjurmë e personalitetit”, shprehet Grida./E.Ç

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Grida Duma (@gridadumaal)

Të fundit

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Lajme të tjera

Web TV