Arta Bajrami rrëfen dramën personale: Dy fëmijë me autizëm, por nuk dorëzohem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Arta Bajrami, në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private. Ajo eshtë nënë e tre fëmijëve: dy vajzave dhe një djali. Duke treguar se sa me fat është për familjen e saj, këngëtarja ka deklaruar për herë të parë se dy fëmijët e saj më të vegjël, Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit. Me një zë të mbushur me emocione, Arta ka pranuar se dy nga katër fëmijët e saj i perkasin ketij spektri.

“Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, u kemi ndenjur mbrapa bashkë me bashkëshortin”, ka rrëfyer ajo në emision. Në një ton të qetë dhe me plot dashuri, Bajrami ka folur për sfidat dhe fitoret e vogla që përjeton çdo ditë si nënë. Ajo ka treguar se është duke i trajtuar fëmijët e saj në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, një institucion që, sipas saj, po bën një punë të admirueshme në mbështetje të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre.

“Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tash Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë komplet, vetëm të flasin nuk munden ende”, ka shtuar Arta, duke folur për dy fëmijët e saj me një zë plot krenari dhe përkushtim./E.Ç

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV