“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen e borxheve të vjetra. Sipas prokurorisë në skemën janë të përfshirë 3 shoqëri përmbarimore dhe 2 institucione financiare që kanë vënë në jetë përmes ndihmës së një noteri dhe avokatëve skemën e zhvatjes së qytetarëve.

Denis Deralla, drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, tha se Banka e Shqipërisë ka marrë informacion për këtë çështje në prill të vitit 2020 nga Ministria e Drejtësisë dhe po në atë vit ndërmori një plan masash.

Teksa tregoi gjithë masat e marra nga Banka e Shqipërisë, ai tha se në prokurori ishin 32 çështje ndaj kompanisë, ku 30 ishin mbyllur ose nuk ishin hapur, dhe vetëm dy ishin çështje që po hetoheshin.

“Në prill të vitit 2020 jemi vënë në dijeni nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me aktivitetet e një sërë përmbaruesish që kishin lidhje me kompaninë që mblidhte kreditë e këqija. Që në momentet e para u nisëm hetimet, por ne bazohemi në disa rregullore dhe sigurisht që shohim aktivitetin në tërësi të kompanisë dhe jo me klientët. Ne nuk e kemi hasur rastin e mashtrimit. Raporti ynë i inspektimit është bërë publik dhe është vënë re qe kemi ndeshur dobësi të kësaj kompanie ku hartuam plan masash në fund të vitit 2020. Sigurisht që Banka e Shqipërisë ndjek planin e masës deri sa vijmë të revokimi i licencës. Në 2022 ishim në inspektim të kompanisë, ku hasëm dobësi të tjera. Penalizuam kompaninë duke vendosur pezullim dhe duke lënë në fuqi rikonstruktimin e këtyre kredive. Një i kemi dërguar shkresa prokurorive dhe rezultati ishte një njoftim që ishin rreth 32 çështje që ishin ngritur kësaj çështjeje, ku 30 ishin të mbyllura ose të pahapura. U ndërmor pezullimi për një periudhë 1 vjeçare. Ne sërish ishim në inspektim, dolëm në përfundim që kompania nuk kishte reflektuar dhe rivendosëm pezullimin më të rëndë. Ndaluam aktivitetin e kompanisë perçe portofolit. Ndërkohë ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës me hetime të detajuara vërtetoi rastet e mashtrimit, pasoi në masë arresti administratorët e kompanive. Morëm masën e revokimit të licencës. Këto masa janë efektive që sot, ne jemi prezent në zyrat e këtyre kompanive.”, tha ai./E.T

Të fundit

1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Më 1 korrik 1555, admiralit legjendar osman Turgut Reis, një nga komandantët më të famshëm të flotës së Perandorisë...

Horoskopi ditor, 2 Korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet...

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV