test

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të dhënave, sipas nivelit arsimor, vetëm 7.6% e tyre kërkonin diplomë bachelor dhe më pak se 4% kërkonin studimet në nivelin master.

Orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet ka ulur më tej kërkesën për aftësi në punë. Ofertuesit më të mëdhenj të vendeve të punës aktualisht janë baret, hotelet dhe restorantet, të cilët janë duke kërkuar më së shumti krah të thjesht pune, si pastrues, kamerier, punonjës në kuzhinë, baristë etij.

Nga 2010 vende të lira pune të shpallura, vetëm 154 oferta kërkonin arsim me bachelor dhe vetëm 80 nivelin master.

Ofertat më të shumta janë për “punëtor krahu” dhe kryesisht për punonjës pa aftësi arsimore.

Kohët e fundit, qeveria është angazhuar për të sjellë nga Filipinet mijëra punonjës për sektorët e turizmit, teksa popullsia vendase, sidomos të rinjtë, e arsimuar nuk po integrohen në tregun e punës. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm papunësia tek të rinjtë.

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, ky tregues u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Në fund të tremujorit të katërt 2023, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Lexo edhe :  Strasburgu shansi i fundit, kryeministri grek: Beleri do të jetë i lirë në shtator

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë te kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu.

Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre.

Modeli ekonomik që ofron Shqipëria nuk kërkon shumë aftësi dhe gjithnjë po ushtron presion që personat e arsimuar të emigrojnë jashtë vendit./ Monitor.al/    S.M

Të fundit

Trump një kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Biden për ruajtjen e demokracisë

Votuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kandidati i Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald...

Luiz Ejlli, Ermal Fejzullahu dhe DJ Gimi sjellin hitin e verës (VIDEO)

Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Luiz Ejlli, DJ Gimi -O dhe Ermal Fejzullahu, kanë prezantuar projektin e ri muzikor. “Mos luj” titullohet kënga, ku artistët...

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Në Bruksel sot zhvillohet takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti tha dje se ka konfirmuar pjesëmarrjen...

Lehtësim nga taksat, qeveria gjermane merr një paketë të re masash për fermerët!

Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë masash për bujqësinë. Një pjesë e saj...

E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shifty Shellshock, këngëtari i grupit Crazy Town, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Seth Binzer (emri i vërtetë i këngëtarit) ka pasur probleme të...

Lajme të tjera

Web TV