test

Rama takim me shqiptarët në Itali: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel do vijojë turin e takimeve me shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Pas Greqisë, destinacioni i radhës i Ramës në takim me Diasporën është vendi fqinj, Italia.

Nga Aeroporti i Rinasit, para fluturimit drejt vendit fqinj, Rama takimin me shqiptarët në Itali e cilëson si një “valle të dytë kuqezi në Europë”.

“Dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Sipas njoftimit, takimi do të fillojë rreth orës 11:00 në pallatin e sportit në “Busto Arsizio”, afër qytetit e Milanos, ndërsa pritet një numër i madh pjesëmarrësish.

Në tubimin e Greqisë, i cili çeli siparin e turit të takimeve me Diasporën shqiptare morë pjesë rreth 20 mijë shqiptarë. Kryeministri pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf/ kb

Të fundit

Taksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit

Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana ” janë mbledhur ditën e...

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi”: Mirëpret 850 nxënës

Shkolla e vjetër 9-vjeçare “Avni Rustemi” po rikonstruktohet nga e para, me cilësi dhe kushte më të mira për nxënësit. Kryetari i Bashkisë së...

Mikrokreditë, Gjykata e Tiranës kërkesë për hetim të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Gjykata e Tiranës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korruipsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të nisur hetim për Guvernatorin e...

Mblidhet ‘TIMS’/ Drejtoresha e SHISH nuk paraqitet, Salianji: Nuk është datë dasme!

Mblidhet në Kuvend Komisioni Hetimor Parlamentar për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Në seancën e sotme parashikohen të zhvillohen seanca dëgjimore me...

Blero i kërkon falje Afronës: Unë kam qenë arsyeja pse martesa jonë nuk funksionoi

Pas dy vitesh të ndarë dhe pa asnjë komunikim, Blero dhe Afrona u bënë bashkë në podkastin “Talk With Afrona”, në një intervistë plot...

Lajme të tjera

Web TV