Çfarë pritet të ndodhë nga OSHEE me mbi 1 mijë abonentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OSHEE bëri të ditur të hënën se 1628 abonentë kanë përfituar nga skemat për shlyerjen e detyrimeve të papaguara.

Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara ndaj OSHEE, të cilat kanë nisur zbatimin prej datës 3 prill, sipas njoftimit për shtyp, janë mirëpritur nga qytetarët që duan të paguajnë me këste lehtësuese mujore.

Deri në datën 25 maj, përfitues të këtyre skemave janë 1628 klientë, prej të cilëve, 795 klientë familjarë kanë paguar me një këst të vetëm detyrimin e prapambetur deri në 31 dhjetor 2022.

“OSHEE fton qytetarët të bëhen pjesë e skemave të aktmarrëveshjeve duke përfituar reduktim të kamatëvonesave, nëse shlyejnë detyrimet me një këst të vetëm.”, thuhet në njoftim.

Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Ndërsa kategoria klientë jo familjarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit përnjëherësh.

Në skemat e aktmarrëveshjeve që do të zbatohen gjatë këtij viti, do të përfshihen gjithashtu edhe detyrimet e papaguara nga faturat; dëm ekonomik, fatura sistemuese, fatura testim matësi, fatura korrektive që i përkasin vitit 2023 e në vijim./    S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV