Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit në Rafah

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të martën një takim urgjent, pas sulmeve izraelite që kanë lënë të vrarë dhjetëra persona të zhvendosur në një kamp në Rafah të Gazës.

Sulmet e së dielës kanë lënë të vdekur 45 persona, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Sulmi ka nxitur kritika ndërkombëtare. Shumë shtete arabe e kanë quajtur sulmin si “masakër”.

Izraeli, në anën tjetër, ka thënë se po kryen hetime për këtë “aksident tragjik”.

“Nuk ka vend të sigurt në Gazë. Ky tmerr duhet të përfundojë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, Martin Griffiths, ka thënë se përshkrimi i sulmit në Gazë si “gabim”, nuk do të thotë asgjë për personat e vrarë, ata që kanë humbur familjarë, dhe ata që po tentojnë të shpëtojnë.

Mbledhja e së martës është thirrur prej Algjerisë.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka thënë se është “i tmerruar nga lajmi” për sulmin në Gazë, derisa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i “indinjuar”.

Zyrtarë prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se Izraeli duhet të marrë çdo masë të mundshme për t’i mbrojtur civilët.

Ushtria izraelite ka thënë se po kryen hetime për rastin.

Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të kryera prej Hamasit në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 persona dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Hamasi është grup palestinez, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Lexo edhe :  BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Si pasojë e sulmeve hakmarrëse janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë në Gazë, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze./REL/kb

Të fundit

SHBA-BE, nis tensioni për tarifat! Europianët janë më të irrituar se kurrë

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e tarifave doganore po përballen me pengesa serioze, për...

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë duke ecur me sukses, në...

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur...

Moti i keq përfshin Italinë qëndrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Pas shiut të rrëmbyeshëm të djeshëm në Milano, moti i keq përfshiu Firencen, Torinon, Xhenovën dhe zonën më të gjerë të Napolit. Zjarrfikësit dhe...

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, shpalli formimin e një...

Lajme të tjera

Web TV