29 Maj 1453
Pas një rrethimi dy mujor, Konstandinopoja, që ishte kryeqendra e Perandorisë romane të Lindjes, bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga 21 vjeçari, sulltan Mehmed II. Pas kësaj, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i perandorisë osmane dhe kryeqendra e kulturës islame, ndërsa Shën Sofia u shndërrua në xhami.
Me kaq mori fund edhe Perandoria Bizantine së bashku me perandorin e saj Konstandin XI; në prag të pushtimit, perandorit iu dha një shteg për të iku, por ai u përgjigj: ‘Zoti mos e dhëntë të jetoj si perandor pa perandori’ dhe vdiq duke luftuar. Trupi i tij u gjet mes të vrarëve dhe u dallua nga këpucët e kuqe me dy shqiponja të zeza dy krerëshe qëndisur në to.
Kryeqyteti i Bizantit që kishte filluar me Konstadinin e madh nga Nishi i Ilirisë më 330, përfundoi me Konstandinin nga Dragashi i Dardanisë në vitin 1453.
Në vitin 324, qyteti i lashtë i Bizantit u riemërua “Roma e Re” dhe u shpall kryeqyteti i ri i Perandorisë Romake nga perandori Kostandini i Madh, pas të cilit u riemërua dhe iu kushtua më 11 maj 330. Nga mesi i shekullit të 5-të deri në fillim të shekullit të 13-të, Kostandinopoja ishte qyteti më i madh dhe më i pasur në Evropë. Qyteti u bë i famshëm për kryeveprat e tij arkitekturore
Me ardhjen e Perandorisë Osmane më 1299, Perandoria Bizantine filloi të humbasë territore dhe qyteti filloi të humbasë popullsinë. Nga fillimi i shekullit të 15-të, Perandoria Bizantine u reduktua vetëm në Kostandinopojë dhe rrethinat e saj, së bashku me Morenë në Greqi, duke e bërë atë një enklavë brenda Perandorisë Osmane; pas një rrethimi 53-ditor, qyteti përfundimisht ra në duart e osmanëve, të udhëhequr nga Sulltan Mehmeti II, më 29 maj 1453, ku më pas ai zëvendësoi Edrenenë (Adrianopojë) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Osmane.
Pas kësaj, në 200 vitet e ardhshme, perandoria osmane do të vazhdonte zgjerimin e saj.
KALENDARI
1733 – Këshilli i qytetit Quebek rifuqizon ligjin mbi të drejtën e kanadezëve për të mbajtur skllevër indianë.
1867 – Themelohet Perandoria e Austro-Hungarisë nëpërmjet një marrëveshjeje mes Austriakëve dhe Hungarezëve të quajtur Ausgleich (“Kompromisi”).
1903 – Grusht shtet: Alexander Obrenoviç, mbreti i Serbisë dhe mbretëresha Draga, vriten në Beograd nga organizata Dora e zezë.
1919 – Parashikimi i Albert Einsteinit mbi thyerjen e dritës konfirmohet nga Arthur Eddington (1882-1944), astronom britanik, fizikant, matematikan, filozof.
1967 – Papa Pali VI shpall emrat e 27 kardinalëve të rinj, duke përfshirë Karol Wojtylan, kryepeshkopin e Krakovit, Poloni, i cili më vonë u bë Papa Gjon Pali II.
2001 – Shpallet Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara. Dy vjet të shkuara, më 1999, OKB-ja kishte filluar një operacion të pashembullt të llojit paqeruajtës, në Kosovë (UNMIK).