30 maj 1913/ Shqipëria në traktatin e Londrës pas Luftës Ballkanike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 30 maj të vitit 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës, mbi rregullimin e territoreve që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Palët luftuese ishin Lidhja fitimtare e Ballkanit (Serbia, Greqia, Bullgaria, dhe Mali i Zi) dhe Perandoria e mundur Osmane. Fuqitë e mëdha ishin Britania, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Luftimet kishin pushuar zyrtarisht më 2 dhjetor 1912, ndërsa jo zyrtarisht, serbët dhe grekët vazhdonin marrjen e territoreve; Në konferencën e Londrës – e cila filloi punimet në dhjetor 1912, pak pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë – u diskutuan tre pika kryesore që ishin burim mosmarrëveshjesh:

1- statusi i territorit të Shqipërisë, kryesisht e pushtuar nga Serbia, Mali i Zi, dhe Greqia.

2- statusi i Novi Pazarit zyrtarisht nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë që prej Traktatit të Berlinit në vitin 1878.

3- statusi i territoreve të tjera: Kosovë, Maqedoni, Traki.

Austro-Hungaria dhe Italia mbështetën fuqimisht krijimin e Shqipërisë së pavarur. Pjesërisht, ky qëndrim ishte në përputhje me politikat e mëparshme të Austro- Hungarisë që rezistonin zgjerimin serb deri në Adriatik. Rusia mbështeste Serbinë dhe Malin e Zi; Gjermania dhe Britania mbajtën qëndrim neutral; ndërsa anëtarët e Lidhjes Ballkanike ishin kundër një shteti shqiptar dhe kërkonin që ky territor të ndahej mes tyre. Sigurisht, këto pretendime u hodhën poshtë, dhe Konferenca e Londrës e njohur pavarësinë e Shqipërisë, përcaktoi kufijtë e Shqipërisë dhe u kërkoi Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë të tërhiqeshin nga trojet e pushtuara shqiptare. Megjithatë, shqiptarët gjithmonë e kanë parë Traktatin e Londrës si të padrejtë dhe të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, me arsyetimin se rreth 30 % – 40 % e të gjithë shqiptarëve etnikë u lanë jashtë shtetit.

Kalendar

1498 – Kristofor Kolombi niset me 6 anije për udhëtimin e tretë në Amerikë. Tre nga anijet shkuan në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Domenikane), ndërsa Kolombi me 3 anijet e tjera u nis për eksplorim të rajonit Karaibe.

Lexo edhe :   Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

1539 – Eksploruesi spanjoll Hernando de Soto zbulon Floridën.

1783 – Benjamin Towne boton Pennsylvania Evening Post, gazeta e parë e përditshme në SHBA.

1806 – SHBA; Presidenti i ardhshëm Andrew Jackson vret Charles Dickinson në një duel, pasi Dickinson e kishte akuzuar gruan e Jacksonit për bigami.

1848 – Meksika ratifikon traktatin duke i dhënë SHBA-së; New Mexicon, Koloradon dhe pjesë të Nevadës, Utahn, Arizonën në këmbim të 15 milionë dollarëve.

1909 – Reuben Siegel vuri themelin e shtëpisë së parë në Tel – Aviv. Qyteti Tel Aviv u themelua nga komuniteti hebre në periferi të qytetit të lashtë port të Jaffas

Të fundit

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV