Jetmiri nuk ka në plan të ndalojë! Hap GoFundMe për t’i dalë kundër “BBVA 3”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jetmir Salaj ka bërë një tjetër deklaratë në rrjetet sociale dhe këtë herë, ka ndërmarrë edhe hapa konkretë për t’i dalë kundër produksionit të “BBVA 3”. Ish-banori ka hapur një llogari në GoFundMe dhe u kërkon njerëzve ta mbështesin financiarisht që të ketë drejtësi dhe të shprehë të vërtetën e tij.

Së pari, ai sqaroi se nuk i del dot kundër i vetëm produksionit për disa arsye:

“Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni “fol, pse s’flet”: Nuk është e lehtë të përballesh me një sistem të gjithë i vetëm.
– Për shkak të kontratës, mund të gjobitem deri në 100 mijë euro
– Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri, po edhe jashtë saj, duhen edhe 100 mijë të tjera
– Nuk i kam ato lekë. Frikë nuk kam e s’kam për të pasur kurrë, pasi besoj tek e drejta ime
– Për ju që thoni: “Hap GoFundMe e të të mbështesim”, ju falenderoj, por do më shanin e shpërfytyronin nëpër mediat e tyre”, ka shkruar ai.

Më tej, Jetmiri shtoi:

“E vërteta ime përfshin shtetin, median, paranë, pushtetin. Kështu që, nga Instagram-et mos bëni si trima me mesazhe se nuk ju bën nder”.

Duket se njerëzit e mbështetën, sepse Jetmiri hapi llogari në GoFundMe dhe në përshkrim shkroi:

“Përshëndetje! Emri im është Jetmir. Tashmë, ju i dini padrejtësitë e çnderuara në sistem në Republikën e Shqipërisë. Gjatë pjesëmarrjes sime në “BBVA 3”, jam fyer, bullizuar, censuruar e të tjera si këto. Do të doja të luftoja për të drejtën time, si dhe për të drejtën e gjithë personazheve të tjera që nuk mund të flasin dot për shkak të pamundësisë kontraktuale me televizionin Top Channel. Kontributi juaj është i mirëpritur dhe një mundësi për mua për të vërtetën. Shqipëria duhet ta fillojë diku dhe shpresoj të jem i pari që përballem me sistemin, me shpresën që diçka do të ndryshojë. Zoti ju bekoftë në familjet tuaja”.

Lexo edhe :  “Në Afrikë…”/ Bleona Qereti pas takimit me Blendi Fevziun zbulon birësimin e pazakontë

Shifra që ai do të arrijë përmes GoFundMe është 200 mijë euro.

Jetmiri doli me vullnet të plotë nga shtëpia e “BBVA 3”, sepse sipas tij, nuk ishte në standardet e duhura dhe më pas, zhvilloi një “betejë” (e cila më shumë u duk si një monolog) në rrjetet sociale, duke hedhur kunja edhe për opinionisten, Ori Nebijaj. Pasi u shfaq një herë në studio pas gjithë ironive, Jetmiri nuk u duk në videon përmbledhëse të finales dhe nuk ishte prezent as në “After Party-n”, e realizuar me banorët e të tre edicioneve./E.Ç

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV