1 qershor 1839 dhe 1846/ Frashërllinjtë, dy rilindasit lindën në të njëjtën datë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Më 1 qershor të vitit 1839 lindi Abdyl Frashëri, ideolog i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atdhetar, ushtarak, deputet shqiptar në Parlamentin Osman. Vëlla i dy personaliteteve më të njohura shqiptare të kohës, Naim dhe Sami Frashëri. Abdyli u shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo Kriza Lindore rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare. Në fund të vitit 1877, duke qenë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll. Abdyl Frashëri u shqua si udhëheqës, organizator, diplomat dhe aktivist i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës, në janar të viti 1879, i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Vdiq më 23 tetor të vitit 1892.

-Naim Frashëri u lind në vitin 1846 në Frashër. Në vendlindje mori mësimet e para dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Më vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), por iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë më të mirë. Në fillim ishte nëpunës në Berat e më pas punoi si doganier në Sarandë (1872-1877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat” (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë ishte “Shqipëria” (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa përkthime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar. Naim Frashëri vdiq në vitin 1900.

Lexo edhe :  1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Kalendari

1 qershor 1495 – U distilua për herë të parë “Scotch Whisky” (uiski skocez) nga pastori John Kor. Në gjuhën gaelik “ujku”; anglisht “whisky”, do të thotë “ujë jete”. Sot Whisky prodhohet në shumë vende të botës, por që një “uiski” të quhet “scotch whisky”, ai duhet të jetë prodhuar në Skoci ose nga skocezë (scotch).

1 qershor 1857 – Charles Baudelaire boton përmbledhjen poetike “Fleurs du mal” (Lulet e së Keqes). Poezitë e tij ishin të njohura kohë më parë, botuar në gazeta të ndryshme franceze. Libri u shtyp në disa mijëra kopje.

1 qershor 1869 – Shpikësi amerikan Thomas Edison regjistron patentën për makinën e parë të votimit.

1 qershor 1908 – John Krohn fillon ecjen rreth perimetrit të Shteteve të Bashkuara. Udhëtimi zgjati 357 ditë, gjatë të cilit Krohn eci 14. 523 km, prishi 11 palë këpucë, grisi 112 palë çorape, dhe konsumoi 5 rrota për karrocën e dorës ku ai mbante sendet e nevojshme.

1 qershor 1926- Marilyn Monroe lindi më 1 qershor 1926 në Los Angeles. Megjithatë edhe në 90-vjetorin e lindjes kujtimi ndaj Monroe-së mbetet në të gjithë botën i paharruar.

1 qershor 1980 – Fillon transmetimet televizioni CNN (Cable Neës Network) nga pronari amerikan i medias, Ted Turner, sipërmarrës e afarist. CNN u bë kanali i parë TV me 24-orë lajmeve.

 

Të fundit

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Rikthim në histori, kur gjenerali gjerman u dha 28 minuta kohë serbëve në Morinë

Ky person që shihni në foto është gjenerali i shquar gjerman, Helmut Harff. Në qershor 1999, ai komandoi trupat gjermane që hynë në Kosovë...

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të njëjtat gabime. Një sulmues gjerman, mbiemri...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

Lajme të tjera

Web TV