Kanye West paditet nga ish-asistentja, zbulohen detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi Kanye West është paditur për ngacmim seksual dhe shkelje të kontratës nga një grua që ka punuar si asistentja e tij për dy vite. Në një padi, Lauren Pisciotta pretendon se ylli i dërgonte mesazhe të turpshme dhe kryente akte seksuale ndërsa ishte në telefon me të.

Ajo pretendon se u pushua nga puna në vitin 2022, por një paketë prej 3 milionë dollarësh nuk iu pagua kurrë. Ajo thotë se ai e punësoi atë për të punuar në sezonin e parë të linjës së tij të modës për femra Yeezy dhe ata përfunduan duke bashkëpunuar në tre këngë nga albumi i tij Donda.

West më pas punësoi Pisciotta-n si asistente personale, me një pagë vjetore prej 1 milion dollarësh me kusht që ajo të ishte në dispozicion 24/7. Në vitin 2022, reperi dyshohet se donte që Pisciotta (e cila dispononte një llogari në OnlyFans) të ishte “si Zoti” dhe i kërkoi asaj të fshinte llogarinë e saj në këmbim të një milion dollarësh të tjerë.

Pasi mbylli llogarinë, ajo pretendon se ishte bombarduar me mesazhe të qarta nga West, duke përfshirë video pornografike. Pisciotta gjithashtu pohon se ai masturboi teksa fliste me të në telefon dhe se, në një rast, ai kënaqej para saj pasi “e kishte futur në kurth” në një dhomë private në aeroplanin e tij.

Rreth shtatorit 2022, ajo u promovua në shefe të personelit për kompanitë e tij të ndryshme, por u pushua papritur menjëherë pas kësaj, pretendon padia e saj. Përveç ngacmimeve seksuale, shkeljes së kontratës dhe përfundimit të gabuar, Pisciotta po padit gjithashtu West dhe bizneset e tij Yeezy për mashtrim, paga të papaguara dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.

Lexo edhe :  Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Kjo nuk është hera e parë që reperi akuzohet për sjellje të pahijshme./E.Ç

Të fundit

Gramshi në flakë, Vengu dhe Hoxha: Janë marrë masat, nuk ka të zhdukur

Pas përhapjes së flakëve në disa fshatra të Gramshit, banorët e prekur janë evakuuar dhe po sistemohen përkohësisht në...

Zjarri shkrumbon objektin e kultit në Gramsh

Vatrat e zjarrit që kanë rrethuar Gramshin prej disa orësh kanë shkatërruar përveç pyjeve e banesave dhe një objekt kulti fetar. Bëhet fjalë për Teqen...

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka përfunduar aventurën në Ligën e Kampionëve pas një humbjeje të thellë 5-1 ndaj Qarabagut në ndeshjen e kthimit...

Tiranë, regjistrohet temperatura më e lartë e vitit 2025!

Emarta ka shënuar temperaturën me të lartë përgjatë kësaj vere në vend, ku termometri ka kapur vlerën 43.6 gradë sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ndërkohë në...

Si po ecin bisedimet SHBA-Kinë për tarifat?

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë zgjatur “armëpushimin” tregtar për 90 ditë të tjera, vetëm pak orë para se të dyja ekonomitë më të...

Lajme të tjera

Web TV