Lidhja e Prizrenit/ 4 vilajetet shqiptare i kundërvihen Kongresit të Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare për nga popullsia në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Lidhja e Prizrenit u bë për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë.

Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare për nga popullsia në Perandorinë Osmane, themeluar zyrtarisht më 10 qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.

Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke, shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare. Në pamundësi që Perandoria Osmane t’u shmangej traktateve, Sulltan Abdyl-Hamidi II thirri në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl bej Dume-Frashërin në shenjë përkrahjeje; dhe u shkroi letra kadiut të Gjakovës Ahmet efendi Koronicës, myderrizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa i dha urdhër komandantëve ushtarakë në vilajetet shqiptare që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.

Qëndrimet fillestare të Lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Dibra, u parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme.

Lexo edhe :  1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Lidhja u shtyp 3 vjet më vonë nga osmanët, por shkëndija e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte ndezur.

Kalendari

10 qershor 1924 – Forcat revolucionare në Shqipëri hyjnë në Tiranë, qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni tërhiqet.

10 qershor 1924 – Romë, Itali, fashistët rrëmbejnë dhe vrasin udhëheqësin socialist italian Giacomo Matteotti.

10 qershor 1930 – Mes Turqisë dhe Greqisë nënshkruhet marrëveshja për shkëmbimin e popullatës.

10 qershor 1942 – Nazistët masakruan 1.300 civilë në Lidicë të Çekosllovakisë si hakmarrje pasi rezistenca çeke vrau me atentat në këtë lokalitet personalitetin e lartë nazist, Reinhard Heydrich.

10 qershor 1967 – Përfundon lufta gjashtëditore, ndërkohë izraelitët mposhtin kundërshtarët arabë dhe i zgjerojnë kufijtë e tyre në Lindjen e Mesme.

10 qershor 1999 – Tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV