Rritja e pagave për 130 mijë punonjës të administratës, ja kur pritet të fillojë zbatimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e administratës do të përfitojnë rritje të pagave nga muaji korrik. Shtesat që ata do të marrin arrijnë deri në 35%.

130 mijë punonjës do të përfitojnë rritje të pagës në muajin korrik. Vendimi prek pothuajse të gjithë punonjësit e administratës, me kategori që do të marrin shtesa nga 7% deri në 35%.

Kështu, punonjësit e shëndetësisë, të cilët vitin e kaluar morën rritje nga 3500 deri në 6.000 lekë/muaj, këtë vit do të marrin 15 mijë deri në 20 mijë lekë shtesë.

Kjo do të sjellë për mjekët një rritje kumulative page në 131 mijë lekë në muaj, ndërsa për infermierët 87 mijë lekë në muaj.

Edhe mësuesit do të përfitojnë rritje 30%, duke çuar shumën bruto nga 75 mijë lekë deri në 105 mijë lekë.

Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit e bashkive, duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe punonjësve të ministrive.

Reforma synon që ta cojë pagën mesatare në shtet, 107 mijë lekë në muaj, sipas angazhimit që ndërmori qeveria një vit më parë kur deklaroi shifrën 900 euro.

Rreth 39 miliardë lekë është kosto e llogaritur për dy vendimet e vitit të kaluar dhe atij që do të firmoset këtë verë./   S.M

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV