Konferenca e Interpol/ Balla: Vetëpastrimi i Policisë do vijojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Konferencën Evropiane të Interpol, e cila po mbahet në Tiranë,  ministri i Brendshëm Taulant Balla, u shpreh se Shqipëria është e gatshme të forcojë bashkëpunimin për ekstradimet e kontingjentëve kriminalë.

Ai theksoi se Policia e Shtetit ka patur ecuri pozitive në misionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Shqipëria e gati për bashkëpunim për ekstradimet. Rezultatet që kemi arritur deri tani janë vetëm fillimi dhe këto e kanë çuar Policinë e Shtetit në institucionet më të besuara të vendit”, tha Balla.

Më tej, Balla u ndal edhe tek problemet  brenda radhëve të Policisë. Ai shtoi se po bëhet një punë e madhe për të larguar  nga radhët e saj të gjithë ata oficerë dhe punonjës të Policisë, të cilët  kanë probleme me ligjin.

Ai garantoi homologët dhe vendet partnere, se procesi i vetëpastrimit do të ecë përpara, pa asnjë kompromis.

“Duhet të bëhet më shumë për të marrë hapat e duhur, për të kapur dhe ndëshkuar korrupsionit bredha organizatës së policisë dhe për t’i sjellë para ligjit oficerët e policisë, pastaj kam vendosur të çojë përpara procesin e vetëpastrimit të policisë.Ky bashkim na bënë më të fortë.”, tha ai./kb

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV