Ekspertët: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj për dy vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet.

Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” deklaroi të njëjtën gjë, duke shtuar se megjithatë, ndryshimet, mund të kthehen pas një gjumi të mirë të natës.

Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39 vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi.

“Humbja akute totale e gjumit ndryshon morfologjinë e trurit në një drejtim të ngjashëm me plakjen tek pjesëmarrësit e rinj dhe këto ndryshime janë të kthyeshme”, tha Eva-Maria Elmenhorst, nga Universiteti RWTH Aachen në Gjermani, e cila kreu studimin.

Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale.

Studimi aktual, i cili u përpoq të shqyrtonte ndryshimet strukturore në tru, jep dëshmi për faktin se gjumi luan një rol të madh në të menduarit dhe kujtesën efektive.

“Sjellja e ndërgjegjësimit për gjumin dhe sigurimi i masave të duhura të higjienës së gjumit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor të individëve dhe nga ana tjetër, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin në mjedisin e vendit të punës”, thanë e studiuesit./E.Ç

Të fundit

Aleanca Skoci–Francë: Historia e “Aleancës së Vjetër” kundër Anglisë

Më 23 tetor 1295, Skocia dhe Franca formuan një aleancë ushtarake që do të hynte në histori si “Aleanca...

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Al Hilalit të Simone...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV