Shqipëria në mesin e 4 vendeve me shpenzimet më të ulëta për pensionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plakja e popullsisë si në të gjithë Europën do të jetë sfidë për sistemin e pensioneve, por Shqipëria aktualisht ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB-në, së bashku me tre vende të tjera europiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensionet ishin 12.9% të PBB-së më 2021, teksa vendet me shpenzimet më të ulëta ishin Irlanda me 4.5% të PBB-së, Turqia me 6%, Malta me 6.4% dhe Shqipëria me 6.8% të PBB-së.

Në krahun tjetër, Greqia është vendi që kryeson Europën për shpenzimet e larta, me 16.4% të PBB-së saj në vitin 20221 e ndjekur nga Italia me 16.3%, Austria me 15%, Franca me 14.9%, Portugalia me 14.2% dhe Spanja me 13.9%.

Siç vërehet nga grafiku i mëposhtëm, vendet që kanë popullsi të plakur kanë shpenzimet më të larta për pensionet në raport me PBB-në.

Në vitin 2021, pak më shumë se një e katërta e popullsisë së BE-së (27,2 %) mori të paktën një pension. Midis shteteve anëtare të BE-së, përqindja e popullsisë që merrte pension ishte më e larta në Sllovaki (33,2%) dhe ishte pak më poshtë se 33,0% në Luksemburg dhe Lituani.

Në të kundërt, pjesa e popullsisë që ishte përfituese e të paktën një pensioni ishte nën 20,0% në Qipro (19,0%) dhe Maltë (19,2%).

Në vendin tonë, qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit, sidomos në kontekstin e prirjeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore.

Shqipëria ka shpenzime të ulëta për pensione në raport me PBB-së, pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është në nivele të ulëta krahasuar me të vendet e rajonit.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në vend, është më pak se 28% të PBB-së dhe mbetet relativisht e ulët në krahasim me atë të vendeve të rajonit, mesatarja e të cilave qëndron rreth nivelit 36% të PBB-së.

Për këtë arsye pensionistet shqiptare në pjesën dërrmuese, marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet.

Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen./Monitor

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV