Kombëtarja në prag të sfidës me Italinë/ Selia e PD vishet me ngjyrat kuq e zi

Selia e Partisë Demokratike është “veshur” me ngjyrat kuq e zi në nisje të Euro 2024. Teksa kanë mbetur pak orë nga startimi i ndeshjes së parë në grupe për kombëtaren tonë, ajo me Italinë, fasada e selisë së PD ka në dukjen e saj dhe një imazh të djemve të ekipit tonë përfaqësues.

Me sloganin “Demokratët me ty Shqipëri”, PD i ka uruar suksese kombëtares shqiptare të futbollit.E.T