“Ditët në koma, shihja një dritë”, Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infektimi me Covid 19 dy vite më parë e futi këngëtarin Bujar Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma.

“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti në një intervistë për “S’e Luan Topi”. Ai është mirënjohës ndaj djalit, që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital.

“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli”.

Qamili kujton çastet e para kur u zgjua nga koma dhe bisedën me të birin.
“Unë shihja një dritë bezhë, ishte si perde. Fillova duke dëgjuar ca zëra kur po dilja nga koma. Kthej kokën dhe shoh djalin, nuk kam lënë fjalë pa e sharë, i thosha si më le këtu. Kur të bëhesh më mirë do flasim më thoshte. Bush, më tha, të kalojë kjo punë, po një gjë është e mirë, që ti nuk ke ditur asgjë në botë se çfarë ka ndodhur”.

Ky rrëfim preku dhe moderatoren Erjona Rusi, që kujtoi të atin e ndjerë, të cilin e thërriste ‘Bush’.
“Në Shkodër, jo vetëm ty të thërret djali Bush, por edhe ne e thërrisnim babin Bush dhe mu kujtua babi”./E.Ç

Të fundit

Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit...

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, i bën thirrje nipit të tij Pandeli Nakoleci që të dorëzohet në polici. Ai...

Eberechi Eze transferohet tek Arsenali për 65 milionë euro

Arsenali ka siguruar një nga transferimet më të bujshme të merkatos verore. Crystal Palace ka pranuar ofertën prej 65 milionë eurosh për Eberechi Eze,...

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Lajme të tjera

Web TV