6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Bashkohemi në një skuadër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë qytetarë kanë marr sot nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni betimi në Bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me dokumentin e nënshtetësisë ata i bashkohen një skuadre me një mision të përbashkët.

“Jam vërtet i nderuar që sot i bashkohen skuadrës sonë 6 qytetarë të rinj shqiptarë. Secili prej nesh kontribuon si pjesë e kësaj skuadre, pavarësisht se ku është, pavarësisht se çfarë profesioni ka. Sot 6 qytetarë të rinj që i bashkohen kombësisë shqiptare, janë pjesë e kësaj skuadre si kontribues ndër vite, që tashmë do kenë edhe dokumentin identifikues të pasaportës së Republikës së Shqipërisë. Bashkohemi me një mision, dhe bashkimi me këtë mision kërkon që secili prej nesh të jetë kontribues”, deklaroi Veliaj.

Ai përmendi disa nga arritjet e Tiranës në vitet e fundit. Veliaj u ndal te viti i kaluar kur Tirana ishte “Qyteti Europian i Sportit”, ku theksoi se ia ka vlejtur investimi në këtë fushë, për të prodhuar dy super skuadra që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare.

“Jam shumë entuziast këtë vit. Tirana është kryeqendra e gjithë Ballkanit. Ne kemi Presidencën e B40. Vitin tjetër do jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, do të ketë aktivitete pafund në Tiranë. Do mbarojmë Teatrin e Ri, do ketë shumë punë të tjera të bukura. Vjet ishim Kryeqyteti Europian i sportit. Ia vlejti gjithë ai investim në sport. Po çojmë një super skuadër në Gjermani, dhe po çojmë një super skuadër Olimpike në Paris. Me shpresë edhe aty do kemi disa lajme të mira. Parvjet ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë. Po punojmë gjithë verën edhe për Qytetin Studenti”, shtoi Veliaj./kb

Të fundit

14 qershor 1966/ Mbaron censura, Vatikani shfuqizon “Index Librorum Prohibitorum”

Përgatiti: Leonard Veizi Index Librorum Prohibitorum (Indeksi i Librave të Ndaluar) ishte një listë zyrtare librash që Kisha Katolike Romake...

Kërcënon Teherani: Jemi gati të hedhim 2.000 raketa ndaj Izraelit

Ushtria iraniane është e gatshme të lëshojë “rreth 2.000 raketa drejt Izraelit në sulmet e ardhshme”, dhe “sulmet tona raketore do të jenë 20...

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet kanë zhvilluar të vazhdueshme të...

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj. Ky është në të vërtetë...

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Lajme të tjera

Web TV