Pse Berisha fiton në Shqipërinë e Edi Ramës dhe humb në Perëndim?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Për aq kohë sa lider opozite të jetë Berisha, aq gjatë do vazhdojë Rama në pushtet. Madje duke pasur parasysh që PD do kalojë tek Argita, aq më shumë motive ka Rama ta mbrojë establishmentin dhe skemën fituese…

Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare, të cilat sipas tij, i kontrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj ku Rama s’ka asnjë ndikim.

Sot Gjykata e apelit në Londër vendosi: Rrëzimin e pretendimeve të Sali Berishës për heqjen nga lista e zezë Non-Grata.

Kjo është gjykata e tretë e huaj që vendos kundër Berishës.

3 vjet më parë Berisha ju drejtua Gjykatës franceze në Paris kundër vendimit SHBA për shpalljen e tij Non-Grata duke akuzuar sekretarin e shtetit Antony Blinken për shpifje.

Edhe në Paris kishte të njëjtin fat të keq si në Londër apo Ëashington.

Një tjetër gjykatë amerikane vendosi kundër familjes Berisha për dosjen Gërdeci pak vite më parë.

E gjitha drejtësia amerikane dhe europiane po vendos kundër Berishës. Ky do dali në mbrëmje në ballkon dhe do thotë i bleu SOROS: Londrën, Parisin, Ëashingtonin dhe BE.

Verdikti britanik, francez apo amerikan janë një kambanë për drejtësinë shqiptare e cila nguron ta vendosë nën akuzë, e lë majë ballkonit dhe i kthen vulën.

Berisha çdo ditë akuzon gjykatat dhe prokurorinë si bandat apo organizata kriminale të Edi Ramës, por harron të thotë: Pse Rama po i urdhëron bandat e tij:

– mos e arrestojnë me burg

– mos i komunikojnë akuzë penale

– mos e dërgojnë çështjen për gjykim

– mos e trazojnë kur bën mitingje

– mos i ngacmojnë familjen

– mos ja prekin bizneset

Lexo edhe :  Kush ishte Sali Berisha më 19 maj 2021?

– t’ja kthejnë vulën

Po pse Berisha fiton në Shqipërinë e Edi Ramës dhe humb në Perëndim?

A kishte interes që Rama, t’ia jap vulën Berishës?

Poooo, Sigurisht që kishte shumë interes.

Për aq kohë sa lider opozite të jetë Berisha, aq gjatë do vazhdojë Rama në pushtet. Madje duke pasur parasysh që PD do kalojë tek Argita, aq më shumë motive ka Rama ta mbrojë establishmentin dhe skemën fituese.

Me Argitën, Rama mbretëron deri në 2044.

Garancia e familjes Berisha sot, quhet Edi Rama

Por, a ka humbur Amerika dhe Anglia luftën me Berishën?

Jo aspak. Beteja ende nuk ka filluar sepse ambasadori i ri i SHBA vjen në korrik me anxhendë më radikale se Yuri Kim.

Në pamundësi për ti larguar me votë sepse zgjedhjet manipulohen me parimin: “Populli voton, Rama-Berisha numëron”, kanë gjetur çelësin e kyçjes me SPAK. Ky model u përdor nga prokurorët special në Maqedoninë e veriut, Kroaci, Rumani, Bosnje, Bullgari, Kosovë.

Amerikanët kanë vetëm zgjidhje ti prangosin kundërshtarët e interesave kombëtare shqiptare dhe amerikane në rajon.

Amerika, Anglia, Franca, Brukseli nuk mund humbasin luftën me Berishën, sepse kanë parashikuar 10 vjet përpara hapat e Berishës. Jo rastësisht Amerika dhe Anglia i kanë shpallur vajzën Non-Grata Argita Berishën përpara babait të saj.

Amerika e dinte planin B të Sali Berishës për ta trashëguar partinë tek vajza.

Sigurisht që s’është rastësi pse Katerina vajza e Vladimir Putin u shpall Non-Grata njësoj si vajza e Berishës. Vetëm Berisha dhe Putin janë shpallur në listën e zezë me 3 breza gjaku.

Kush s’do ta kuptoj, le të duroj deri në Prill 2025./    S.M

Të fundit

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste,...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV