Singapori miraton zyrtarisht insektet si ushqim i ngrënshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia shtetërore e ushqimit në Singapor ka miratuar 16 lloje insektesh të ngrënshme për shitje dhe konsum. Insektet e miratuara përfshijnë karkalecat, krimbat dhe disa lloje brumbujsh.

Studiuesit kanë regjistruar më shumë se 2100 lloje të ngrënshme insektesh, shumë prej të cilave janë të pasura me vitamina dhe proteina të larta në kontrast me produktet e tjera shtazore. “Insektet janë një burim i neglizhuar i proteinave dhe një mënyrë shumë e mirë për të luftuar ndryshimet klimatike”, sipas një raporti nga Forumi Ekonomik Botëror.

Insektet e gjalla zakonisht shiten në Singapor si ushqim për kafshët shtëpiake, si zogjtë apo zvarranikët, por ato do të jenë një opsion i ri së shpejti edhe për njerëzit. Kuzhinierët lokalë, restorantet dhe kompanitë e ushqimit kanë eksperimentuar me mënyra të ndryshme me recetat që përfshijnë insektet./E.Ç

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV