Delvinë/ Zjarri shkrumbon masivin pyjor, rrezikon të përhapet afër banesave

Vatrat e zjarrit vijojnë të djegin masivin pyjor në kurorën mbi Delvinë. Gjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse të Delvinës, Sarandës, Finiqit por edhe banorë të shumtë kanë qenë në luftë për shuarjen e zjarrit.

Pylli me pemë, kryesisht me gështenja, është shkrumbuar nga zjarri. S.B