Tirana ndal në barazim Torpedo Kuatisin, kualifikimi vendoset në “Elbasan Arena”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, Tirana u përball me Torpedo Kutaisit në një ndeshje të luftuar që përfundoi në barazim 1-1. Skuadra shqiptare tregoi karakter dhe vendosmëri për të arritur një rezultat pozitiv në tokën gjeorgjiane.

Në minutën e 20-të, vendasit arritën të shënojnë golin e parë. Pas një aksioni të shpejtë në të djathtën, një harkim i rrezikshëm u devijua nga Mici në shtyllën e parë, duke çuar sferën në portën e tij. Ky moment i dha avantazhin Torpedo Kutaisit.

Minuta 39 solli një përpjekje për barazim nga ana e Micit, i cili provoi të shënojë me një gjuajtje të fortë nga distanca. Megjithatë, portieri i Torpedo Kutaisit arriti të devijojë sferën në këndore, duke ruajtur avantazhin e skuadrës së tij.

Në minutën e 75-të, Soler gjuajti nga distanca, por sfera ndaloi në duart e portierit vendas, i cili u tregua i saktë dhe i sigurt në pozicionin e tij./D.C

Të fundit

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra...

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Lajme të tjera

Web TV