Çfarë ndodh me trupin tonë gjatë verës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stina e verës, sidomos për ata që shkojnë me pushime, është gjithmonë sinonim i relaksimit, argëtimit dhe humorit të mirë. Gjithsesi, ekspozimi ndaj Diellit dhe temperaturave të larta mund të shkaktojnë ndryshime të papritura dhe madje të padëshiruara në trupin tonë. E kush do ta kishte menduar këtë? Me poshtë po ju paraqesim 4 shembuj që shpjegojnë se si ndikon stina e verës mbi trupin tonë dhe si e vendos atë në provë.

Në stinën e verës, pikërisht në periudhën kur shëtisim me rroba që na ekspozojnë pjesën me rë madhe të trupit, shkalla e rritjes së flokëve rritet me rreth 10 për qind. Kjo ndodh sepse më shumë orë dritë, detyrojnë hipotalamusin dhe hipofizën në trurin tonë që të punojnë më shumë, duke sjellë edhe rritjen më të shpejtë të flokëve.

Fenomeni prek edhe thonjtë dhe flokët, por ky nuk është rasti për të qenë shumë entuziastë:në fakt rritja e flokëve “kompensohet” nga rënia e tyre më e madhe në përgjigje të faktorëve të ndryshëm si thatësira, nxehtësia dhe ekspozimi në diell.

Gjumi është më i vështirë

Në verë, njerëzit kanë tendencën të flenë më pak, dhe jo vetëm për shkak të një jete sociale më intensive. Fajtori kryesor i pagjumësisë gjatë stinës së verës është në fakt mungesa e melatoninës, një hormon që rregullon ritmin cirkadian (cikli 24-orësh i ndarë në orët e zgjimit dhe gjumit).

Meqenëse sintetizohet në mungesë të dritës, me zgjatjen e ditës gjatë kësaj stine reduktohetedhe prodhimi i melatoninës. Pastaj është vapa: Për t’u “qetësuar” trupit tonë i duhet të ulë temperaturën duke e shpërndarë nxehtësinë nëpër lëkurë. Por kur bën nxehtë ky proces është më i vështirë.

Lexo edhe :  Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

Me sa duket ndryshimi i stinëve ndryshon edhe madhësinë e trurit tonë. Shkencëtarët nga Qendra Kërkimore Neuropsikiatrike Olin në Spitalin Hartford kanë zbuluar nga skanimet e trurit të mbi 3.000 njerëzve, se vëllimi i lëndës gri është më i madh në muajt gusht-dhjetor, e anasjellta ndodh nga janari deri në gusht.

Metabolizmi juaj ngadalësohet

Njerëzit humbin mesatarisht gjatë verës disa kg peshë trupore. Kjo kjo mund të na nxisë të mendojmë se metabolizmi është bërë më i shpejtë. Por nuk është kështu. Një studim i fundit i botuar në revistën mjekësore “Trends in Endocrinology and Metabolism” tregon se metabolizmi i një personi përshpejtohet kur jashtë është ftohtë dhe ngadalësohet gjatë verës. Fatmirësisht, me ardhjen e verës ne jemi spontanisht më të prirur për të pasur një aktivitet fizik më të madh, edhe pse jo veçanërisht intensiv./E.Ç

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV