Për mirëqenien e fëmijëve: Ja sa orë në javë duhet t’i lini para ekraneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më pak kohë para pajisjeve elektronike do të thotë më pak episode ku fëmija nuk sillet mirë. Në vetëm dy javë, prindërit mund të shohin përmirësime të rëndësishme në shëndetin mendor dhe sjelljen e fëmijës së tyre duke zvogëluar kohën e lirë të fëmijëve para ekranit në vetëm tre orë në javë, sipas një studimi të ri të publikuar në “JAMA Network Open”.

Mesatarisht, fëmijët kalojnë shtatë deri në tetë orë në ditë në telefona apo Ipad-e për argëtim. Por, kur fëmijëve iu zvogëlua në mënyrë drastike koha e qëndrimit para ekranit, ata treguan përmirësime të ndjeshme në sjelljen e përgjithshme dhe mirëqenien emocionale.

Studiuesit nga “University of Southern Denmark” analizuan të dhënat e mbledhura nga 89 familje me 181 fëmijë dhe adoleshentë nga mosha 4 deri në 17 vjeç.

Gjysmës së familjeve iu kërkua të kufizojnë kohën e lirë të fëmijëve të tyre në ekran në maksimum tre orë në javë, një ndryshim i madh nga mesatarja e shtatë deri në tetë orë në ditë që shpenzojnë shumica e tyre.

Rezultatet zbuluan se fëmijët që ulën numrin e orëve të qendrimit përpara këtyre pajisjeve përmirësuan simptomat e sjelljeve që shpesh janë reagime të fshehura ndaj emocioneve dhe stresit.

Hulumtimet e mëparshme të publikuara në “JAMA Pediatrics” kanë treguar se fëmijëve duhet t’u ndalohet qëndrimi para ekranit deri në moshën 3 vjeç, pasi kjo mund të çojë në vonesa në zhvillim.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se sasia e kohës së ekranit që u lejohej foshnjave dhe mosha e tyre ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre. Çdo orë e kohës ditore para ekranit rriti shanset e fëmijës për të shfaqur probleme shqisore me 23% në moshën 18-muajshe dhe kjo tendencë ishte në rënie në 20% në moshën 24-muajshe./E.Ç

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV