Nëna tentoi të vetëmbytej me fëmijët, flet burri: Fajin e kanë prindërit e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja tragjike e ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka tentuar të vetëmbytje bashkë me katër fëmijët e saj në lumin Buna është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24.

Nëna e vajzës në fjalë ka thënë në një intervistë në “News24” se ajo ishte nën presion të madh si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti dhe ndodhej në proces divorci. Gjithashtu ajo ka treguar se dhëndri i saj përveç dhunës kishte dhe një lidhje me një tjetër grua me të cilën kishte edhe fëmijë me të. Ditën e sotme bashkëshorti i gruas që tentoi të mbytej bashkë me fëmijët ka rrëzuar akuzat e vjehrrës së tij. Ai tha se nuk ishte në proces divorci me gruan e tij dhe se familja e saj ndërhynte.

Ai shtoi se familja e saj nuk donte që ata të ishin bashkë. Mes të tjerash ai tregoi se gruaja e tij për shkak të problemeve me familjen kishte tentuar që të vriste veten 3 muaj më parë.

“Isha në polici për të folur për të shkuar te familja Bajrami, që është familja e bashkëshortes. Marrëdhëniet me të i kemi shumë të mira. Unë ika në Mal të Zi për dy muaj në punë. Ajo ndenji për një 2 jave te një shoqe. Më pas ajo e hodhi në rrugë. Më pas gruaja iku te prindërit e saj. Janë shpikje të gjitha, pasi unë nuk jam në proces divorci. Janë shpifje të nënës së gruas time, i vërteton të gjitha sistemi i drejtësisë. Ata nuk duan që të na shohin mirë. Babai i saj, kemi 9 vite martesë, hyn mes çiftit. Prej tyre nuk kam parë ditë të mirë me sy, as unë dhe as gruaja ime. Nëna thoshte; ik nga aty. Hajde se të mbaj unë me 4 fëmijë. Unë i thoja; ça po thua, se unë jam i martuar. Ne u njohëm në rrjetet sociale. Por ata nuk donin, nuk ishin dakord. Atë ditë që ka ardhur te unë, është nisur me biçikletë për të ardhur te shtëpia ime. Familja e saj na ka shkatërruar. Në atë kohë kur u martuam ne, gruaja ishte 18 vjeçe. Ajo i lajmëroi që do të martohej me mua. Më pas nisi marrëdhënia mes tyre. Babai i saj më kërcënonte me jetë, më thoshte; do të vras. Falënderoj Zotin dhe policinë që më shpëtuan familjen. Më shpëtuan ata 4 engjëj. Isha në Mal të Zi kur e mësova ngjarjen e rëndë. Gruaja më mori në telefon dhe më tha; “Ajet po të marr për herë të fundit në telefon”. Ishte para 1 ore para ngjarjes. Ajo ka tentuar që të vetëvritet 3 muaj më parë për shkak të familjes. Kisha 2 javë që isha larguar në kamp. Ajo qëndroi te shoqja, ajo e hodhi në rrugë. Pas asaj telefonate mora në telefonatë policinë, të gjithë i njoftova. Edhe fqinjin. Ai babai i vetë është mashtrues”, tha ai./kb

Të fundit

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta....

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Lajme të tjera

Web TV