Mjalti, çfarë duhet të dimë rreth tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga prof. dr. Alketa Koroshi

Si e bëjnë bletët mjaltin?

Kjo fillon kur një blete ndalet te një lule dhe thith nektarin e ëmbël të lëngshëm. Ajo e ruan nektarin në një qese të veçantë, ku enzimat i zberthejne në sheqerna të thjeshtë. Ne koshere, bletët e tjera lëvizin nektarin në hoje mjalti. bletet rrine pezull mbi qelizat, duke krijuar një fllad që thajne nektarin derisa të bëhet mjaltë, dhe më pas vulosin qelizat me dyll. Bletët duhet te vizitojne 2 milion lule për të bërë një kilogram mjaltë.

Nga vjen mjalti?

Shumica e mjaltit vjen nga fermat ku bletët polenizojnë të lashtat si manaferrat, perimet, pemët frutore dhe pemët arrore. Bletët polenizojnë më shumë se një të tretën e të lashtave tona dhe rrisin vlerën e të korrave .

Sa kohë kanë përdorur njerëzit mjaltë?

Njerëzit kanë mbledhur mjaltë prej mijëra vjetesh. Ne nje shkemb në Spanjë rreth 6000 B.C. (para krishtit) tregohen njerëzit që nxjerrin mjaltë. Dylli i bletës nga rreth 8000 B.C. u gjet në enë gatimi në Turqi. Nga 2400 B.C., Egjiptasit ishin bletarë të aftë. Kur njerëzit e hershëm pastruan pyjet në kullota, ata krijuan habitate miqësore për bletët, ku rriteshin lulet dhe shkurret. Ndërsa fermerët u zhvendosën në zona të reja, bletët i ndoqen ata nga mbrapa .

Mjalti ne krahasim me sheqerin.

Në këtë debat, mjalti mund të ketë avantazh. Ka antioksidantë të shëndetshëm, aminoacide dhe vitamina. Por disa ekspertë thonë se përfitimet e mjaltit janë shumë të vogla. Për më tepër, një lugë çaji mjaltë ka 21 kalori, krahasuar me 16 për sheqerin. Mos u jepni mjaltë fëmijëve nën 1 vjeç. Mund të ketë gjurmë botulizmi që mundet t’i bëjnë ata të sëmurë.

A ndihmon mjalti kunder alergjive?

Mjalti përmban polen, dhe për shkak të kësaj, disa njerëz hanë mjaltë për lehtësim nga ethet e kashtes dhe alergjitë e tjera. E verteta eshte qe llojet e polenit në mjaltë janë rrallë llojet e polenit që i bëjnë njerëzit të teshtijnë ose të shkaktojnë skuqjen e lotimin e syve të tyre. Por mjekesia eshte e qartë: Ushqimi i mjaltit nuk do të ndihmojë shumicën e njerëzve me alergji sezonale.

Lexo edhe :  Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

A mund të ju ndihmojë mjalti të shëroheni ?

Përdorimi i mjaltit për të trajtuar plagët dhe djegiet ka qenë pjesë e mjekësisë tradicionale me shekuj. Egjiptianët e lashtë e përdorën atë mbi plagë. Ka komponime natyrale që luftojnë bakteret, nxisin shërimin, parandalojnë infeksionet dhe lehtësojnë ënjtjen. Për të qenë të sigurt, blini mjaltë te paster nga një farmaci para se të trajtoni një plagë ose nje zone te djegur te trupit . Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj nëse plaga është serioze.

Sa duron mjalti?

Mjalti duron shume pa pesuar gje. Kjo eshte e mrekullueshme. Shkencëtarët gjetën enë mjalti në varret egjiptiane që ishin mijëra vjet të vjetra – dhe ende të sigurta për t’u ngrënë! Lagështia e tij e ulët, acidet e forta dhe komponimet antibakteriale e bëjnë pothuajse të pamundur prishjen për sa kohë që është mbyllur. Mbajeni atë në një kavanoz të mbyllur fort në një vend të thatë dhe të freskët si një qilar.

Cfare eshte qumeshti i bleteve ?

Ky është super ushqim për bletët. Cdo bletë e porsalindur e ha atë për disa ditë. Por bletët e destinuara të bëhen mbretëresha ushqehen me te derisa të rriten. Kjo është arsyeja pse mbretëreshat janë më të mëdha dhe jetojnë më gjatë se bletët e tjera. Disa njerëz thonë qumeshti i bletes është gjithashtu një superfood për njerëzit dhe mund të trajtojë gjithçka, nga renia e flokeve deri tek menopauza dhe artriti. Por pretendimet në lidhje me qumeshtin e bletes janë më te medha se sa faktet reale ..

A mund të lehtësojë mjalti simptomat e ftohjes ?

Prindërit tuaj dinin diçka kur ata ju kane dhenë juve mjaltë për një ftohje. Studimet tregojnë se një sasi e vogël mjalti ndihmon fëmijët të kolliten më pak dhe të flenë më mirë, krahasuar me ilaçet qe gjenden në shumë shurupe të njohur. Thjesht mos ua jepni fëmijëve të vegjël më pak se 1 vjeç. Mund të shkaktojë botulizëm.

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV