Të martën, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndërsa pritet një tjetër valë të të nxehtit. Kjo situatë vjenë përsëri si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane.
Megjithatë ndryshe nga sa kaluam në javët e para të korrikut kjo valë e të nxehtit vjen më e “zbutur” dhe zgjatë vetëm pak ditë me temperatura relativisht të larta.
Sot pritet që temperaturat në vlerat e mesditës të kapin vlera 39-40 gradë celcius, ndërsa më pas për ditët e tjera temperaturat mbeten në vlera të larta por janë vlera që përfshihen në mesataren klimatike mujore për vendin tonë./ S.M