Aktori i njohur Mehdi Malkaj përfundon papritur në spital, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori shumë i dashur nga publiku shqiptar, Mehdi Malkaj mësohet se ka shfaqur probleme me zemrën dhe pasditen e djeshme, datë 2 Korrik, është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.

Fatmirësisht, gjendja e tij është e qetë dhe e stabilizuar, por sërish ai po mbahet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve të QSUT-së.

Mehdi Malkaj mësohet se ndodhet në reanimacionin e Kardiologjisë ndërsa mjekët janë angazhuar për një ndër aktorët më të mirë që ka njohur kinematografia shqiptare. Miqtë që po i qëndrojnë pranë, thonë se edhe në këto momente të vështira për të, ai nuk e ka ndalur humorin sipas newsbomb.al.

Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.

Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role. Aktualisht, punon në Teatrin Kombëtar./e.t

Të fundit

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

U konfiskua se shkeli lejen e ndërtimit, zhvillues i pallatit ish-Drejtor i Urbanistikës

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

Shqipëria ka dy satelitë në orbitë, po institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në teren. Pas flakëve që shkrumbuan pyllin e Darzezës edhe...

Lajme të tjera

Web TV