Si u ndërtua piramida më e vjetër e Egjiptit? Shkencëtarët nxjerrin një teori të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për vite me radhë, egjiptologët kanë debatuar ashpër se si piramidat e Egjiptit të lashtë u ndërtuan më shumë se 4000 vjet më parë. Një ekip inxhinierësh dhe gjeologësh sollën së fundmi një teori të re dhe shpresojnë se mund të kenë zgjidhur misterin. Sipas tyre, një sistem hidraulik mund të ketë çuar gurët e rëndë në mes të strukturës së piramidës më të vjetër të Egjiptit, duke përdorur ujë.

Piramida e ndërtuar për Faraonin Djoser në shekullin e 27-të para Krishtit ishte struktura më e lartë në atë kohë, me një lartësi rreth 62 metra. Por se si u ngrit saktësisht monumenti, me një numër gurësh që peshojnë 300 kilogramë, ka mbetur një mister shekullor. Tani një ekip studiuesish francezë besojnë se mund të kenë gjetur se si u ndërtua piramida e madhe. Ekspertët panë peizazhin rreth piramidës, si dhe tunelet e brendësinë e strukturës dhe thonë se kanë gjetur prova që egjiptianët e lashtë mund të kenë përdorur një sistem me bazë ujin.

Ata sugjerojnë se një strukturë guri afër e quajtur Gisr el-Mudir, ishte projektuar për të marrë ujin nga zona përreth dhe për ta transportuar atë në piramidë. Më pas, brenda strukturës u përdor një sistem i cili ngrinte nivelin e ujit dhe kjo bënte të mundur të çonte gurët e rëndë përmes pjesës së brendshme të piramidës, atje ku ishin të nevojshëm.

Autorët vunë në dukje disa studime të mëparshme se shkretëtira e Saharasë kishte reshje më të rregullta shiu mijëra vjet më parë. Në vend të kësaj pamje sot, peizazhi i ngjante një savane dhe e pasur me bimë që mund të ketë pasur ujë të mjaftueshëm për të mbështetur një sistem të tillë “ashensori hidraulik”, mendojnë studiuesit.

Lexo edhe :  Votimi për buxhetin do të bëhet në vjeshtë, ja truku i i Macron për të shpëtuar karrigen

Kjo nuk është hera e parë që burimet e ujit, e krysisht lumi Nil, është menduar se ka luajtur rol në ndërtimin e piramidave. Një studim i botuar më parë gjeti një degë të tharë të lumit dhe nxori teorinë se përroi ka të ngjarë të përdorej për të transportuar blloqe masive gëlqerore në vendet e ndërtimit të piramidave të shumta./e.t

Të fundit

‘Bufi&Tiku drejt ribashkimit’/ Rama ndan dialogun satirik (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar sërish me "serinë" e radhës të "Bufi&Tiku drejt ribashkimit", duke vënë në shënjestër Sali...

‘Ishte zaptuar me ndërtime’/ Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur te një tjetër hapësirë e kryeqytetit e transformuar gjatë 10 viteve të fundit. Përmes një mesazhi në rrjete...

Tragjedi në Kanada! Makina godet turmën që po festonte, dhjetëra viktima

Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Vankuverit në Kanada. Dhjetëra persona kanë vdekur pasi një makinë ka goditur turmën e njerëzve në këtë...

“I sigurt se marr 12 mandate!”/ Meta zbulon si po e bën fushatën: Dërgoj letra nga qelia

Presidenti i Partisë së Lirisë tha që është i sigurt se forca politike që ai drejton do të marrë 12 mandate të sajat në...

PD reagon për 6 milionë dollarët e lobimit në SHBA/ Financohet nga patriotë shqiptarë

Partia Demokratike ka reaguan në lidhje me lajmet e shpërndarë në media për lobimin më të fundit të PD pranë qeverisë dhe kongresit të...

Lajme të tjera

Web TV