6 arsye të fshehta pse nuk po humbisni peshë, sipas dietologëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse keni nisur rrugëtimin e humbjes në peshë, pavarësisht asaj që ju motivon, mund të jetë zhgënjyes fakti që peshorja nuk lëviz asnjë gramë nga pesha, pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur dietë apo stërvitjeve në palestër.

Harrojini dietat kufizuese dhe stërvitjet me orë të zgjatura! Është koha të kuptoni disa arsye, ndoshta edhe të fshehta se pse ju nuk po dobësoheni dot. Dietologia Jessica Ball rendit gjashtë prej motiveve më kryesore dhe ja për çfarë bëhet fjalë:

#1 Jeni duke u fokusuar në eliminimin e ushqimeve dhe kufizimin e kalorive

Shumica e njerëzve i eliminojnë shpejt ushqimet dhe kufizojnë shumë kaloritë për të humbur peshë, por të qenit shumë kufizues mund të çojë në rezultate të dështuara. “Kufizimi jep idenë e privimit nga ushqyerja, gjë që mund të shkaktojnë ngrënie të tepërt. Në vend të kësaj, përqendrohuni në balancimin e vakteve me shumë proteina, fibra dhe ushqime që ju pëlqen të hani,” thotë dietologia Jessica Barron.

#2 Po anashkaloni vaktet

Kapërcimi i vakteve ose qendrimi shumë gjatë pa ngrënë çon në uri dhe dëshirë për ushqime jo të shëndetshme. Kjo mund të shkaktojë të ngrënit impulsiv, shumë shpejt ose konsum thjesht të gjërave që ju pëlqejnë më shumë.

#3 Jeni në dietë kronike

Dieta kronike dhe konsumimi i pamjaftueshëm i kalorive mund të ngadalësojnë metabolizmin tuaj, duke e bërë më të vështirë humbjen e peshës apo rikthimin e saj më lehtë. Kur jeni në një defiçit ekstrem të kalorive për një kohë të gjatë, metabolizmi ngadalësohet për të ruajtur energjinë dhe ju praktikisht vetëm shtoni kilogramët.

#4 Po hani pak karbohidrate dhe nuk keni mjaftueshëm fibra

Lexo edhe :  Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Dietat me pak karbohidrate janë të gjitha dieta të modës që shumë njerëz pretendojnë se i ndihmuan ata të humbnin peshë. Por, shkenca tregon se të rrish shumë gjatë pa ngrënë karbohidrate, ose duke ngrënë shumë pak karbohidrate, mund të çojë në marrjen e tepërt të kalorive. “Karbohidratet janë thelbësore për energjinë dhe funksionin e trurit. Dietat me pak karbohidrate mund të çojnë në lodhje, përqendrim të dobët dhe mangësi të lëndëve ushqyese,” thotë dietologu Andrea Hinojosa.

#5 Nuk po flini mjaftueshëm

Gjumi është i rëndësishëm për shumë aspekte të shëndetit pasi ndihmon në rregullimin e hormoneve që lidhen me oreksin, stresin dhe metabolizmin. Ndërsa vetë gjumi nuk shkakton humbje peshe, gjumi i pamjaftueshëm mund të prishë metabolizmin tuaj, duke ju mbajtur më gjatë zgjuar dhe duke çuar në më shumë dëshirë për të ngrënë.

#6 Jeni duke u fokusuar shumë te pesha

Përqendrimi i tepërt në këtë mision dobësimi mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Hulumtimet kanë treguar se peshimi i vetes çdo ditë ka tendencë që t’i çojë njerëzit në depresion dhe ankth, ulje të vetëbesimit etj./E.Ç

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV