Adele thotë se kjo këngë i ka ndryshuar jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adele u bë virale në rrjetet sociale pasi këndoi në Mynih të Gjemanisë përpara më shumë se 75 mijë admirueseve të muzikës së saj disa nga hitet më të mira. Këngët “Hello”, “Set Fire to the Rain” apo “Skyfall” ishin vetëm disa nga super hitet që emocionuan jo pak njerëzit në qendrën “Messe München”, e transformuar plotësisht në një arenë muzikore.

Gjatë performancës muzikore, Adele pati edhe disa momente reflektimi mbi karrierën dhe këngët që i ndryshuan jetën, mes tyre ajo më e rëndësishmja me titull “Someone Like You”.

“E shkrova në një moment të jetës sime kur isha në gjendjen më të keqe që kam qenë ndonjëherë,” tha ajo në një video që është publikuar nga fansat në platformën X (ish-Twitter).

“Do doja që dikush të më kishte thënë kur isha 21 vjeçe që njerëzit do ta këndonin një ditë këtë këngë timen.”

E publikuar në vitin 2011, “Someone Like You” është hiti i dytë i albumit të dytë të Adele. Kënga e njohur kryesoi listat e renditjeve të hiteve më të mira në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa njëherësh, ky sukses i dha këngëtares një Grammy për performancën më të mirë në zhanrin solo pop.

Duke folur për “The Guardian” në vitin 2015, Adele zbuloi se “Someone Like You” ishte një këngë emocionuese që i dha goxha sukses në fillimet e karrierës së saj muzikore. “Unë mund ta ndjeja këtë zhurmë dhe sukses të madh. Thjesht, e dija se gjëra të bukura do të vinin në karrierën time,” përfundoi ajo./E.Ç

Të fundit

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Lajme të tjera

Web TV