Avokati i Noizy-t flet për arrestimin e reperit: Është i pastër nga akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besnik Berisha, avokati i Noizy-t (Rigels Rajkut), ka folur në një intervistë virtuale për “Kosova Today”, mbi arrestimin e reperit dhe gjendjen emocionale të tij brenda ambienteve të paraburgimit.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit. Besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy e as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, madje po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë”, u shpreh ai, duke shtuar se pritet të dëgjohet çështja nga një gjyqtar.

Ai tha gjithashtu se Noizy do të paraqitej në datën e vendosur nga autoritetet, por më pas, gjërat u përkeqësuan. Më tej, vijoi:

“Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitarë me të cilët kam kontaktuar dhe kam mësuar për rrethanat e rastit dhe deri më tani, jam i lumtur të kumtoj se nuk ka lëndim të rëndë të viktimës. Nuk bëhet fjalë për diçka të rëndë”.

Sa i përket gjendjes emocionale të reperit, Berisha tha:

“Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen. Por, shpresoj dhe besoj se gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për personalitetin, karakterin, lidhjen e tij me vendin, profesionin, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizy-n në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren.”

Lexo edhe :  Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Rikujtojmë se Noizy u arrestua në Kune të Shëngjinit, ku po shkonte për të performuar në një klub nate. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, për shkak të një sherri të ndodhur në Pejë, ku është dhunuar një tiktoker. Së bashku me Noizy-n është arrestuar edhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari)./E.Ç

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV