Amaneti i fundit i Alain Delon: Më varrosni pranë 50 qenve të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është hera e parë që lexojmë lajme jo fort të zakonta nga personazhet ndërkombëtarë të ekranit, sidomos të atyre që kanë pasur një jetë private jo të qëndrueshme, sic ishte rasti i aktorit Alain Delon, apo të tjerëve përpara tij që e kanë lidhur jetën shumë ngushtë me kafshët. Kujtoni trashëgiminë e Karl Lagerield që i shkoi maces pas vdekjes së tij. Ndërsa aktori dhe producenti francez Alain Delon, ka lënë një amanet tjetër.

“E gjithë jeta ime është atje, në varret e qenve të mi”. Në këto fjalë ndihet gjithë dashuria që Alain Delon kishte për miqtë e tij me katër këmbë. Dhe në mjediset e shtëpisë së tij në Douchy, gjatë jetës së tij, rreth 50 qen gjetën prehje të përjetshme.

Për Delonin, ajo varrezë përfaqësonte një vend të shenjtë, një vend paqeje ku ai kërkoi të varrosej, pranë qenieve të vetme që e kishin dashur pa kushte, tha ai.

Delon 88-vjeç u shua në shtëpinë e tij i rrethuar nga familjarët./E.Ç

Të fundit

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Lajme të tjera

Web TV