Blero i kërkon falje ish-partneres dhe i bën thirrje publikisht: Kthehu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur Blero Muharremi i ka kërkuar rikthim ish-partneres së tij misterioze, të cilën e quan “beba”.

Në mesazhin drejtuar ish të dashurës, artisti i drejtohet duke i thënë: “s’më hahet bukë prej kur ti ke ikur, më ka marrë marri të të kem prapë timen”.

Ndërsa shprehet se ajo është dashuria e saj e jetës. Blero thotë se të dy kanë faj për përfundimin e marrëdhënies së tyre, por më së shumti ish e dashura e tij.

“Spo me hahet buka prej qe ti ke ik, nuk po kam gjume duke te par nat per nat ne endrra te mija, nuk po shof motiv pa ty Aq shume me ka marr malli te te kam prape timen Je dashuria e jetes sime.. askend skam desht si ty dhe krejt edin cka kam ba une per ty Te kerkoj edhe njeher publikisht RIKTHIM BEBA JEM edhe pse edi pergjigjen tende.. Te dyt jemi fajtor dhe ti e para! Mos harro..”, shkruan Blero në Instagram.

Ndërkohë Blero, në një intervistë më parë, ka treguar se shkaku i ndarjes është bërë një udhëtim i ish të dashurës pa dëshirën e tij.

45-vjeçari tha se ka qenë ish-partnerja, e cila ka marrë vendimin për tu ndarë, pasi sipas këngëtarit, mendimet dhe drejtimet e tyre në jetë ishin të ndryshme.

“Ajo e ka ikur në një udhëtim ku unë nuk kam qenë dakord, pastaj ajo ka vendosur që të ndahemi sepse nuk i kemi pasur të njëjtat mendime apo drejtime në jetë”, u shpreh Blero gjatë një interviste për emisionin “The Elite Way”.

Përsa i përket podcastit me ish-partneren e tij, Afrona Dika, Blero tregoi se intervista me ish të dashurën është zhvilluar për “inatin” e ish-partneres.

Lexo edhe :  “E dua jetën shumë”/ Dua Lipa feston gjatë gjithë natës marrjen e shtetësisë së Kosovës

“Podcasti është bërë për inat të personit tjetër”, tha këngëtari./E.Ç

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV