1000 të dashurat e Alain Delon: Lidhje me këngëtare e modele, vetëm një dashuri e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alain Delon u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Aktori me fame boterore njihej si mashkull plot sharm, i sjellshëm, i papërmbajtshëm, i pashëm dhe vërtet xhentil me vajzat, duke bërë shumë prej tyre që të binin në dashuri me të. Delon cilësohej në Francë si “rrëmbyesi i zemrave”, dhe flitej se gjatë jetës së tij kishte më shumë se një mijë të dashura, mes tyre aktore, këngëtare dhe modele, por vetëm një arrit të çonte drejt altarit. Pavarësisht të gjithave, në Francë thonë se ai pati vetëm një dashuri vërtetë të madhe në jetën e tij: Aktoren Romy Schneider, e njohur si “Sissy”.

Kur Romy takoi Alain ishin ende në të 20-at dhe ranë në dashuri në shikim të parë. Megjithëse nëna e saj nuk ishte dakord, Romy u zhvendos nga shtëpia për të jetuar me Alain. Pas pesë vitesh bashkë, ai vendosi ta linte për një grua tjetër, gjë për të cilën më vonë do të pendohej. Kjo ishte një dhimbje e madhe për aktoren, por gjatë gjithë jetës së tyre, ata ruajtën kontaktet dhe dashurinë për njëri-tjetrin./E.Ç

Të fundit

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila...

Vrau 4 studentë, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi...

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka...

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV