Pse njerëzit introvertë përfundojnë në lidhje toksike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit e ndrojtur, apo siç është bërë zakon të quhen, njerëzit introvertë, jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse ata nuk kërkojnë shumë. Njerëz të tillë nuk presin që personi tjetër t’i nxjerrë në takime për dreka apo darka romantike, apo t’i përgjigjet mesazheve të tyre në mënyrë të shpejtë. Ata janë të lumtur me gjëra më të thjeshta. Mirëpo disa persona përfitojnë nga diçka e tillë. Disa persona e përdorin mirësinë e njerëzve introvertë si një arsye për të mos bërë shumë për ta.

Introvertët jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse dhurojnë nga vetja pa pritur gjë në këmbim. Janë dëgjues të mirë, pa bërë asnjëherë pyetje dhe gjithmonë të gatshëm të japin këshillat më të sinqerta. Kërkojnë ta bëjnë të lumtur personin që kanë në krahë, edhe nëse kjo gjë do të thotë të heqin dorë nga disa nevoja të tyre. Nuk shqetësohen për veten, aq sa shqetësohen dhe u interesojnë të afërmit e tyre. Ata e nënvlerësojnë veten duke menduar se nuk meritojnë vëmendje speciale, ndaj nëse partneri apo partnerja nuk i kushton vëmendje, ata sërish nuk mërziten. Madje për njerëzit introvertë marrëdhëniet toksike shihen sikur të jenë marrëdhënie normale. Nuk i shohin asnjëherë gjërat me dyshim dhe e kuptojnë sa e dëmshme është marrëdhënia që po përjetojnë vetëm kur gjërat kanë avancuar shumë.

Njerëzit e ndrojtur përfshihen në marrëdhënie toksike, sepse nuk lidhen asnjëherë me shumë persona. E kanë të vështirë të gjejnë dikë që t’i bëjë të ndihen mirë, dikë për të cilin/ën do ia vlente të shpenzonin kohën e tyre. Në momentin që e njohin një person të tillë, kapen pas tij/saj. Edhe kur marrëdhënia mund të ketë arritur fundin, ata përpiqen t’i zgjasin gjërat sa më shumë, sepse nuk duan t’i thonë personit tjetër: “Lamtumirë”.

Lexo edhe :  Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Nga ana tjetër, ata nuk duan që të tjerët t’i mendojnë si të dobët apo shumë emotivë, ndaj e mbajnë trishtimin e tyre për vete. Edhe pse nuk e pranojnë, njerëzit e ndrojtur duan të ndihen të dashuruar nga dikush, duan të ndihen të nevojshëm dhe duan të përfshihen në një marrëdhënie afatgjatë. Ata janë njerëz të ndershëm dhe që ia vlejnë, pasi prej tyre mund të përfitosh mjaft vlera morale. Njerëzit introvertë mendojnë se askush nuk do t’i lëndojnë dhe se të gjithë janë si ata, po aq besnikë dhe zemërmirë./E.Ç

Të fundit

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV