Qeveria ‘blindon’ kufirin! Foto e video qytetarëve, për të kapur nëse janë kriminelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria synon përforcimin e kontrollit në zonat kufitare. Në projektligjin “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, të hedhur për konsultim publik parashikohet përdorimi i teknologjisë për të identifikuar personat.

“Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare dhe e Migracionit është e autorizuar të fotografojë dhe regjistrojë imazhe video-fotografike dhe të përdorë pajisje të tjera automatike, për aq sa ato janë të nevojshme për të verifikuar identitetin e personave dhe për të parandaluar e zbuluar veprat penale, si dhe për të kapur autorët e tyre”, thuhet në draft.

Sipas draftit ligjor, që pritet t’i nënshtrohet diskutimit parlamentar me nisjen e sezonit të ri politik, pajisjet instalohen në vende të dukshme dhe publiku informohet për praninë e tyre

“Pajisjet instalohen në vende të dukshme dhe publiku informohet për praninë e tyre. Policia Kufitare dhe e Migracionit është e autorizuar të zbatojë sisteme të automatizuara të verifikimit kufitar, ku, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve elektronike, mblidhen të dhëna për identifikim dhe për qëllim të verifikimit kufitar të automatizuar”, shkruhet në projektligj

Gjithashtu në projekt-ligj parashikohet edhe krijimi i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, një strukturë e re që synon shkëmbimin në kohë reale të informacionit mes autoriteteve vendase e atyre ndërkombëtare, por edhe më shumë se aq.

“Qendra Kombëtare e Koordinimit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, është strukturë ndërinstitucionale e cila funksionon pa ndërprerje njëzet e katër orë në shtatë ditë të javës, dhe ka përgjegjësi: të hartojë dhe administrojë raportet e situatës kombëtare të sigurisë kufitare dhe ato rajonale dhe evropiane të sigurisë kufitare me ndikim të mundshëm në situatën kombëtare të sigurisë”, theksohet në draft.

Në projekt-ligj përcaktohet edhe kufiri i zonës së verifikimit kufitar, 2 km në brendësi të territorit, ndërsa rritet siguria në këto zona duke kufizuar ndërtimin apo zhvillimin e aktiviteteve private. Efekti financiar për hartimin dhe miratimin e ligjit do të jetë vetëm kosto administrative dhe do të përballohet nga buxheti  “Për policinë e shtetit”./e.t

Të fundit

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e...

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte...

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të...

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të...

Çështja “Epstein”, Trump kërkon dëshminë e miliarderit Rupert Murdoch

Trump kërkon që Rupert Murdoch të dëshmojë brenda dy javësh në çështjen për shpifje ndaj Wall Street Journal Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV