“S’kalohet jeta ferrave”/ Policia negociata me familjen Frroku për vetëdorëzimin e djemve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vendore e Shkodrës vijon që të jetë në kërkim të dy vëllezërve Edmir dhe Gëzim Frroku, të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasve Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në plazhin e Velipojës.

Efektivët kanë intensifikuar kërkimet e tyre për gjetjen e më pas kapjen e dy vëllezërve Frroku.  Nga ana tjetër përveç punë kërkimore, mësohet se policia është në negociata e sipër me familjen Frroku në mënyrë që dy vëllezërit të dorëzohen dhe të mos bëjnë rezistencë duke qëndruar të fshehur për t’i shpëtuar uniformave blu.

Gjatë negociatava familja Frroku ka dhënë sinjale pozitive se dy të dyshuarit mund të vetëdorëzohen për t’ia lënë shtetit këtë çështje në dorë. Babai i vëllezërve Frroku, sipas burimeve nga kjo familje gjatë një bisedë me policinë në negociata e sipër ka deklaruar se “nuk kalohet jeta ferrave e maleve”.

Megjithatë deri më tani një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe policia është në pritje të vendimit përfundimtar edhe pak ditë nëse Edmir dhë Gëzim Frroku do të vendosin që të vetëdorëzohen apo jo.

Një ditë më parë xhaxhai Zef Frroku deklaroi se është vështirë që dikush t’i dorëzohet këtij shteti por nga thellimi i negociatave pas ngjarjes së rëndë pritet që një gjë e tillë të ndodhë edhe pse ende nuk ka një vendimarrje përfundimtare.

Pas një konflikti të nisur që me 28 qershor të këtij viti, dy shtetas u vranë me armë zjarri pistoletë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në këmbë. Fillimisht viktimat Ersild Ishmi dhe kunati i tij Arsid Hoxha u përfshinë në një konflikt fizik me vëllezërit Frroku dhe më pas u përdorën armët./e.t

Të fundit

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Konstantius II, Perandori i Ri që masakroi të gjithë pretendentët e fronit

Më 7 gusht të vitit 317, në qytetin e lashtë Sirmium të krahinës Pannonia – një qytet i rëndësishëm i Perandorisë Romake, i ndërtuar...

Trump paralajmëron tarifa prej rreth 100% për importet e gjysmëpërçuesve në SHBA

Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej rreth 100% për çipat gjysmëpërçues të importuar në vend, tha Presidenti Donald Trump. Ky veprim synon...

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht zhvillimin e kësaj bisede, por...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

Lajme të tjera

Web TV