Channing Tatum thotë se s’ka larë rroba për një vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumica prej nesh e urrejnë larjen e rrobave, por Channing Tatum e urren aq shumë sa që në një moment të jetës së tij, ai e shmangu tërësisht.

Punët e zakonshme të të rriturve, si lavanderia, janë shumë larg listave të njerëzve me gjërat që u pëlqen të bëjnë gjatë kohës së pushimit.

Në fakt, disa nga punët më të urryera që njerëzit duhet të bëjnë përfshijnë pastrimin e banjës, larjen e enëve dhe larjen e rrobave ose hekurosjen, sipas një sondazhi – kështu që Tatum nuk është i vetmi që nuk i do këto.

Ndonëse ka të ngjarë që ylli i Hollivudit tani të ketë dikë që i pastron rrobat e tij, përpara kësaj duhej ta bënte vetë, aktori ndonjëherë shmangte pastrimin e rrobave të tij për periudha të gjata kohore.

Në një moment, ai tha se ka kaluar 12 muaj të tërë pa larë rroba dhe thjesht blinte bluza të reja.

“Unë e urrej të laj rroba. E urrej më shumë se sa mund të them”, zbuloi Tatum në një intervistë me GQ.

“Kisha një vit që nuk kam larë rroba, gjatë gjithë vitit, atë vit kam veshur vetëm bluza të bardha që sapo i kisha blerë”./E.Ç

Të fundit

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë...

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas. Aksidenti ka...

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me...

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit/Bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht,...

“Berisha gatuan grosh, Muli e shet”/ Si u kthye PD në ‘kioskë’ për interesa personale

Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, foli për situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita në tërësi. “Opozita është pothuajse zero nga 11...

Lajme të tjera

Web TV