Veliaj u dorëzon çelësat e apartamenteve dy medalistëve olimpikë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev ishin dy heronjtë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Dy mundësit, që përfaqësuan Shqipërinë, morën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj çelësat e apartamenteve të reja, 2+1, në kryeqytet, sikurse u ishte premtuar.

“Si drejtues i Bashkisë dhe i Klubit Sportiv Tirana, kjo është një medalje jo aq e vlefshme sa të tjerat, por është një ogur i mirë që të martoheni, të shumoheni dhe të prodhoni më shumë kampionë të tjerë. Do të takohemi pa u mbyllur shtatori edhe për Zelimkhanin, të cilin gjithashtu duam ta shohim banor të Tiranës. Besoj se si fillim (apartament 2+1), për të filluar një familje të re është një lajm i mirë dhe Zelimkhani do na bashkohet shumë shpejt”, tha Veliaj.

Gjatë ceremonisë, nuk munguan dhe batutat mes Seit Prizrenit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Batutat

Sahit Prizreni: Dua të falenderoj presidentin e KOKSH-it, në veçanti kryetarin e bashkisë, si një suportues kryesor përmes Klubit të Tiranës, edhe pse akoma nuk e ka dhënë për një premtim të mbajtur për apartamentet e djemve tanë.

Rama: Përmende kryetarin e bashkisë që nuk mbajti fjalën, por u nxitove një çikë, se ai e mban gjithmonë fjalën.

Prizreni: Fjalën e mbajti. Akoma nuk e ka dorëzuar e kisha fjalën.

Rama: Aaaa, që nuk ka sjellë apartamentet me vete këtu?

Prizreni: Vetëm çelësat.

Veliaj u dorëzon çelësat.

Rama – Prizrenit: Tani ti duhet t’i shoqërosh këta dhe t’i shohësh vetë, se ti jeton me dyshime dhe mund të kujtosh se janë dy çelësa të së njëjtës derë.

Prizreni: Jam prej atyre që besoj dhe besoj shumë.

Rama: E di, por ke pas besuar shumë gabim, prandaj kam hall mos gabon prapë me këtë besim që ke./e.t

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV