Çmimet e ushqimeve u rritën, por inflacioni ra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera që përdorim çdo ditë u rritën më lehtë se një vit më parë edhe në gusht. Vala e inflacionit vijoi tërheqjen për të dytin muaj me radhë, me treguesin e ndryshimit të çmimeve të fiksuar në nivelin 2 për qind nga 4 për qind gushtin e një viti më parë. A2 raporton se të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ky është niveli më i ulët i inflacionit që prej qershorit të vitit 2021.

Flukset e shkuara të turistëve rritën në 2.4 për qind inflacionin tek ushqimet dhe pijet muajin e shkuar. Një inflacion në këto nivele, veç konsumatorëve është lajm i mirë për ata që kanë kredi në banka.

Pas zbutjes së politikës monetare në fillim të korrikut, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko në konferencën e fundit dha sinjale për ulje më tej të interesave në varësi të ecurisë së inflacionit. Kjo do të bënte që huamarrësit shqiptarë në lekë të paguanin më pak në këstet e tyre të kredive./e.t

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV